☁️
Tiranë 26°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,575 ▼0.45%
DOW 50,924 ▼0.75%
NASDAQ 26,921 ▼0.64%
NAFTA 95.63 ▲1.99%
ARI 4,480 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,263 ▼ -2.08% ETH $1,845 ▼ -4.16% XRP $1.2224 ▼ -0.69% SOL $73.7400 ▼ -4.13%
S&P 500 7,575 ▼0.45 % DOW 50,924 ▼0.75 % NASDAQ 26,921 ▼0.64 % NAFTA 95.63 ▲1.99 % ARI 4,480 ▼0.88 % S&P 500 7,575 ▼0.45 % DOW 50,924 ▼0.75 % NASDAQ 26,921 ▼0.64 % NAFTA 95.63 ▲1.99 % ARI 4,480 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kosova

Costa për aplikimin e Kosovës në BE: Në fund të procesit nuk besoj se do të kemi probleme nga Bashkimi Evropian

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka deklaruar se procesi i integrimit evropian të Kosovës duhet të vazhdojë përmes zbatimit të reformave dhe përmbushjes së kritereve të dakorduara me Bashkimin Evropian, duke shprehur besimin se në fund të këtij rrugëtimi nuk do të ketë pengesa për anëtarësimin e vendit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Telegrafit, Jehona Hulaj lidhur me faktin se Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të vitit 2022, por ende nuk ka pasur një hap të qartë institucional për shqyrtimin e tij, Costa tha se çdo proces ka kohën e vet dhe se fokusi aktual duhet të mbetet te zbatimi i reformave.

“Secili proces e ka kohën e vet. Jemi pajtuar për agjendën e reformave dhe jemi pajtuar se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është shumë i rëndësishëm. Është thelbësore që Kosova, hap pas hapi, të japë rezultatet për të cilat jemi pajtuar”, tha Costa.

Ai theksoi se ka besim në rrugën evropiane të Kosovës dhe në përkrahjen e shteteve anëtare të BE-së për këtë proces.

“Besimi im është se në fund të procesit nuk do të kemi kurrfarë problemi nga Bashkimi Evropian. Ekziston një konsensus i gjerë ndërkombëtar në lidhje me anëtarësimin në BE dhe kjo mund të përkthehet në veprime konkrete, ashtu siç kemi arritur të ruajmë një rrugë të qartë drejt këtij zgjerimi me Kosovën”, u shpreh ai.

Costa, po ashtu ka theksuar përkushtimin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e Kosovës dhe rajonit, duke nënvizuar se zgjerimi i BE-së mbetet një investim strategjik për paqen dhe stabilitetin në Evropë.

“Deri tani kemi investuar 3.7 miliardë euro në arsim, teknologji dhe energji. Zgjerimi është investim në paqe”, deklaroi Costa, duke e përgëzuar Kosovën për progresin e arritur në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian.

Ai tha se institucionet evropiane besojnë fuqishëm se perspektiva e Kosovës është brenda familjes evropiane.

“Besojmë që e ardhmja e Kosovës është në BE. Në kohë të pasigurive globale, qëndrueshmëria ekonomike nuk është vetëm një mundësi, por një nevojë dhe domosdoshmëri për Evropën”, u shpreh ai.

Costa theksoi se mesazhi i tij për liderët e Kosovës ishte i qartë: partneriteti me Bashkimin Evropian shkon paralelisht me përgjegjësinë për zbatimin e reformave të nevojshme.

“BE-ja mund ta mbështesë Kosovën, por nuk mund t’ia kryejë detyrat e saj. Kosova ka nevojë për institucione të forta dhe të afta për të realizuar reformat dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian”, tha Presidenti i Këshillit Evropian.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e dialogut dhe të përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare, duke kërkuar zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas Costas, përparimi në reforma, forcimi i institucioneve dhe respektimi i marrëveshjeve të arritura janë elemente kyçe për avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.