⛈️
Tiranë 15°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.24 ▲0.23%
ARI 4,047 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,706 ▼ -1.84% ETH $2,054 ▼ -3.39% XRP $1.0554 ▼ -3.93% SOL $83.5100 ▼ -3.41%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.24 ▲0.23 % ARI 4,047 ▲0.42 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.24 ▲0.23 % ARI 4,047 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

COVID-19: Mbi 70 për qind e të prekurve janë shëruar. Në 24 oret e fundit konfirmohen 6 raste të reja

Gjatë 24 oreve te fundit  janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ku 3 janë në Tiranë dhe 3 në Krujë, duke e rritur numri i përgjithshëm të rasteve në 856, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët të fundit janë testuar 224 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID-19.

“Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Që nga fillimi e deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 856 qytetarë. Prej tyre 627 qytetarë, mbi 70 për qind tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID19”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas ministrisë, më pak se 15 për qind e të prekurve aktivë po marrin trajtim në spitale, ndërkohë pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Deri tani janë gjithsej 10.268 teste të kryera, ndërkohë, kujtojmë se gjithsej 31 persona në Shqipëri kanë humbur jetën nga COVID-19.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa vazhdojnë masat si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve, pezullimi i transportit urban dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Nga data 27 prill, ka filluar zbatimi i strategjisë së rihapjes dhe lehtësimit të disa masave për qytetarët dhe bizneset, ndërsa prej datës 11 maj dhe 18 maj do të lehtësohen në aktivitetet e tyre një grup tjetër biznesesh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.