☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 79.55 ▼0.06%
ARI 4,038 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,099 ▼ -0.89% ETH $1,886 ▲ +0.33% XRP $1.1054 ▼ -0.28% SOL $76.1000 ▼ -1.76%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.55 ▼0.06 % ARI 4,038 ▼0.35 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.55 ▼0.06 % ARI 4,038 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Politika

Deklarata e ministres serbe/ Muçi akuzon qeverinë për heshtje: Mbani qëndrim me vepra! Balla: Shqipëria ka reaguar me aleatët. Rama e ka ngritur çështjen edhe në Beograd

Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik të Kosovës ka prodhuar debate dhe diskutime në sallën e Kuvendit mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës, lidhur me qëndrimin që duhet të mbajë qeveria shqiptare.

Deputeti Redi Muçi, teksa ka dënuar deklaratën e bërë nga ministrja serbe, ka kërkuar një reagim të prerë nga kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se spastrimi etnik konsiderohet një krim kundër njerëzimit dhe se kreu i qeverisë shqiptare duhet të reagojë ndaj deklaratave të zyrtares serbe.

“Çfarë pret qeveria dhe kryeministri për të reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe se do të kishte spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët dhe mbështetjes që i dha kësaj deklarate zv.kryeministri Daçiç? Spastrimi etnik konsiderohet si krim kundër njerëzimit. Deklarata të tilla shoviniste janë në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Nëse kryeministri shqiptar nuk mban qëndrim ndaj një deklarate për spastrimin etnik të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve, për çfarë do të mbajë qëndrim më pas? Kujtoj se në tetor të vitit të shkuar, deputetët e mazhorancës rrëzuan propozimin e rezolutës që vinte nga opozita për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë”, deklaroi Muçi.

Nga ana e tij, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh se reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë adekuat dhe në kohë.

Ai theksoi se këto çështje kanë rëndësi kombëtare dhe se deklarata e ministres serbe është dënuar jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga institucionet europiane.

“Sa i përket një deklarate të papërgjegjshme, por indinjuese dhe të rëndë, të një anëtareje të qeverisë së Serbisë, reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë në kohë dhe adekuat, nga Ministria e Jashtme në mënyrë të menjëhershme. Këto janë çështje të një rëndësie kombëtare, me të cilat nuk mund të merremi për një aspekt procedural. Qëndrimin e kemi mbajtur në nivelin e qeverisë, nga ministri i Jashtëm, në nivel politik, dhe kam reaguar shumë para teje si kryetar i grupit parlamentar bashkë me kolegët e mi.

Natyrisht, ky hap i dënueshëm është dënuar edhe nga autoritetet politike përfaqësuese me të cilat ne komunikojmë në Komisionin Europian, nga komisionerja Marta Kos. Shqipëria po reagon bashkë me aleatët e saj.

Sa i përket Edi Ramës, ti dhe ata shokët e tu duhet të lani gojën mirë, sepse është i vetmi kryeministër që çështjen e Kosovës e ka ngritur në mes të Beogradit, duke theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe se Shqipëria mbështet fuqimisht pavarësinë dhe anëtarësimin e saj në NATO dhe BE”, theksoi Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.