🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.08%
DOW 51,670 ▲0.03%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.18 ▲1.1%
ARI 4,178 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,304 ▲ +0.7% ETH $2,505 ▲ +1.18% XRP $1.3686 ▲ +0.76% SOL $107.3400 ▲ +1.43%
S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,670 ▲0.03 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.18 ▲1.1 % ARI 4,178 ▲0.01 % S&P 500 7,805 ▼0.08 % DOW 51,670 ▲0.03 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.18 ▲1.1 % ARI 4,178 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Deputeti i Bundestagut mesazh PD-së: Nuk ka kohë për konflikte, zgjidhni kryetar të ri

Deputeti i Bundestagut gjerman nga CDU, Peter Beyer, bëri një deklaratë të fortë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, përmes një mesazhi online ku tha se ka ardhur koha për vendime të mëdha dhe për një riorganizim të ri në drejtimin e partisë, përfshirë edhe zgjedhjen e një kryetari të ri.

“Ju keni një kongres shumë të rëndësishëm partiak. Merrni vendime të mëdha, zgjidhni një bord të ri, një kryetar të ri, një president të ri. Kam disa ide se kush mund të jetë, por do ta mbaj gojën mbyllur. Shqipëria juaj përballet me një sfidë shumë të madhe, rrugën drejt Bashkimit Europian. Ju jeni aktualisht opozita më e rëndësishme dhe pritshmëritë nga CDU dhe Europa janë shumë të larta. Nuk ka kohë për konflikte të brendshme, por vetëm për fokus te integrimi europian.Tani është koha për bashkim për një qëllim të vetëm, integrimin e vendit në BE”, u shpreh Beyer.

Në fjalën e tij, Beyer u shpreh se, megjithëse nuk mund të ishte fizikisht i pranishëm në kongres për shkak të angazhimeve të tjera, ai ndihet pranë demokratëve dhe ndjek me interes zhvillimet brenda partisë ndërsa u shpreh se ai dhe partia e tij kanë pritshmëri të larta për Partinë Demokratike dhe rolin e saj në procesin e integrimit europian të Shqipërisë ndërsa sipas tij, ky është një moment i rëndësishëm për bashkim dhe përqendrim te një objektiv i vetëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.