☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,540 ▲ +0.56% ETH $2,250 ▲ +1.52% XRP $1.2596 ▲ +2.99% SOL $96.8200 ▲ +2.4%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kronika

Detaje nga vrasja në Laç: 40-vjeçari u qëllua me 7 plumba pranë banesës

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit, ku mbeti i vrarë Ilir Lika, rreth 40 vjeç.

Sipas burimeve dyshohet se autorët e kanë ndjekur 40-vjeçarin deri në momentin kur e ekzekutuan pranë apartamentit të tij. Viktima kishte parkuar automjetin disa metra larg banesës dhe po ecte në këmbë, kur është qëlluar me të paktën shtatë plumba. Njëri prej tyre e ka goditur në kokë, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Burimet bëjnë me dije se 40-vjeçari përdorte edhe tre mbiemra të tjerë, alias Lika, alias Kokaj dhe alias Nure. Ky fakt ka ngritur dyshime te autoritetet, të cilat po hetojnë edhe mbi të kaluarën e tij dhe nëse ka pasur precedentë apo lidhje me veprimtari kriminale.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes. Një nga pistat kryesore që po verifikohet lidhet me të kaluarën e viktimës dhe konfliktet e mundshme që ai mund të ketë pasur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.