☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,490 ▲0.94%
DOW 51,639 ▲0.28%
NASDAQ 26,351 ▲1.27%
NAFTA 73.95 ▼2.71%
ARI 4,250 ▼3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $62,690 ▼ -4.67% ETH $1,689 ▼ -4.64% XRP $1.1425 ▼ -5.73% SOL $68.8900 ▼ -6.58%
S&P 500 7,490 ▲0.94 % DOW 51,639 ▲0.28 % NASDAQ 26,351 ▲1.27 % NAFTA 73.95 ▼2.71 % ARI 4,250 ▼3 % S&P 500 7,490 ▲0.94 % DOW 51,639 ▲0.28 % NASDAQ 26,351 ▲1.27 % NAFTA 73.95 ▼2.71 % ARI 4,250 ▼3 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Dhuna në shkolla dhe fëmijët agresiv, tre ministri me plan për identifikimin e shkaqeve dhe zgjidhjen e problemeve

Dhuna në familje shpeshherë është nga faktorët kryesorë që shkakton dhunën mes bashkëmoshatarëve në shkolla. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se nga 1 janari deri më 28 maj të këtij viti janë regjistruar 768 vepra penale të dhunës në familje, që përbën rritje prej 67 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin evidentuar 460 raste.

Toshkovski dha të dhëna shqetësuese edhe për rritjen e dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve, me 93 incidente të regjistruara këtë vit, krahasuar me 81 vitin e kaluar, të evidentuara në 64 shkolla.

“Të dhënat tregojnë se dhuna ndaj fëmijëve është më shumë se dyfishuar, nga 7 në 15 raste. Vepra penale e përdhunimit të fëmijës nën 15 vjeç është regjistruar gjashtë herë, krahasuar me vetëm një rast vitin e kaluar. Megjithëse reagimi penalo-juridik është i domosdoshëm, ai nuk është i mjaftueshëm, thelbësore është shkëmbimi në kohë i informacionit midis policisë, shkollave dhe qendrave për punë sociale”, tha Pançe Toshkovski, ministër I Punëve të Brendshme.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska duke promovuar projektin kombëtar kundër dhunës në familje dhe bashkëmoshatarëve tha se synohet që ky projekt brenda një periudhe njëvjeçare të shndërrohet në një zgjidhje të përhershme sistematike për identifikimin dhe parandalimin në kohë të dhunës.

“Javën e ardhshme fillojnë trajnimet për të gjithë psikologët, pedagogët dhe punonjësit socialë në arsimin fillor, me qëllim forcimin e kompetencave për identifikimin e fëmijëve viktima të dhunës në familje përmes sjelljes së tyre dhe ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e mëtejshme të saj. Fëmija, duhet të identifikohet, të dëgjohet dhe të mbrohet në kohë”, theksoi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Nga Oda e Psikologëve theksuan se shumë shpesh një fëmijë është agresiv pasi agresiviteti është gjuha e vetme të cilën e ka mësuar për të shprehur dhembjen.

“Kur një fëmijë është agresiv, reagimi ynë i parë duhet të jetë ta ndalojmë dhunën, por përgjegjësia jonë profesionale është edhe të kuptojmë nga vjen ajo dhunë. Nëse trajtojmë vetëm pasojën ndërsa jo edhe shkakun, rrezikojmë që cikli i dhunës të vazhdojë ndër breza”, theksoi Emilija Boshkovska nga Oda e Psikologëve.

Psikologët apeluan të krijohen shkolla që jo vetëm transmetojnë dije, por edhe njohin dhimbjen, ofrojnë mbështetje dhe bëhen vend i sigurt për çdo fëmijë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.