⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.33 ▼0.72%
ARI 4,477 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $64,300 ▼ -3.66% ETH $1,818 ▼ -2.01% XRP $1.2029 ▼ -0.53% SOL $71.6900 ▼ -3.14%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.33 ▼0.72 % ARI 4,477 ▲0.22 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.33 ▼0.72 % ARI 4,477 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
04 Jun 2026
Breaking
Sporti

Dinamo, kundër Vorës për “Final Four”

Dinamo dhe Vora do të ndeshen në “Air Albania” të mërkurën për javën e parafundit të sezonit të rregullt me synim fitoren. Për blutë, suksesi mund të sigurojë matematikisht hyrjen në Final Four, ndërsa miqve iu duhen pikët për të shpresuar mbijetesën.

Dinamo do të presë Vorën të mërkurën në orën 16.00 në stadiumin Air Albania në Tiranë, për javën e parafundit të sezonit të rregullt. Në takimin që do të transmetohet direkt në RTSH 24, blutë mund të sigurojnë matematikisht hyrjen në Final Four që do të luftojë për titullin, ose mund të jenë praktikisht me një këmbë atje, në varësi edhe të rezultatit të Partizanit, që luan në të njëjtën orë në Rrogozhinë, kundër Egnatias.

Aktualisht, tri pikë ndajnë blutë me të kuqtë dhe në rast se distanca rritet, Dinamo është matematikisht në katërshe. Nëse diferenca mbetet tri pikë, atëherë në javën e fundit, në përballjen direkt me Partizanin, Dinamos do t’i mjaftonte edhe humbja me dy gola diferencë, pasi në një rast të tillë do të barazoheshin me rezultatet direkt, por blutë kanë golaverazh të përgjithshëm më të mirë.

Skuadrës së Ilir Dajës i intereson të mbyllë sa më shpejt çështjen e katërshes finale, pasi të mërkurën tjetër, në 13 maj, do të ketë finalen e Kupës së Shqipërisë, kundër Egnatias.

Nga ana tjetër, kjo do të jetë një ndeshje për jetë a vdekje për Vorën. Skuadra e Arian Bellait mban vendin e tetë, që të çon në play-out, por me pikë të babarta me Bylisin, Tiranën dhe Teutën, ndërkohë që Flamurtari ka tri pikë më pak, në vendin e fundit.

Me katër skuadra me pikë të barabarta, kombinacionet janë të shumta dhe vetëm fitorja jep garanci, edhe pse jo të plota, për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Për këtë arsye, pritet luftë edhe nga Vora për të marrë maksimumin, pavarësisht vështirësë së kundërshtarit përballë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.