☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.76 ▼0.98%
ARI 4,029 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,698 ▼ -0.45% ETH $2,311 ▼ -0.32% XRP $1.2988 ▲ +0.91% SOL $100.1200 ▼ -1.07%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

“Ditët e Turqisë” mbyllen me koncert në Tiranë

Në koncertin e organizuar në sheshin “Nënë Tereza” kanë performer këngëtarja Elhaida Dani nga Shqipëria , ndërsa pjesë e tij me pikturat në rërë është bërë edhe artisti Ramazan Yumrutepe nga Turqia.

Në koncertin e organizuar në sheshin “Nënë Tereza” kanë performuar këngëtarja Elhaida Dani nga Shqipëria, ndërsa pjesë e tij me pikturat në rërë është bërë edhe artisti Ramazan Yumrutepe nga Turqia, duke marrë duartrokitjet e artdashësve nga Tirana.

Në hapje të kancerit mbajti një fjalë përshëndetëse drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, i cili theksoi se aktivitete të tilla realizohen me synimin për krijimin e urave të bashkëpunimit dhe njohjes mes dy vendeve.

“Instituti ‘Yunus Emre’ në Tiranë është një institut kulturor që operon në 50 vende të botës për të krijuar ura njohëse dhe lidhëse me shtetet ku operojmë. Kemi organizuar shumë aktivitete që prej vitit 2009 dhe aktiviteti ‘Ditët e Turqisë’ është njëri prej tyre. Kemi ftuar disa nga bashkitë e Turqisë, disa nga institucionet e Turqisë për të përfaqësuar dhe prezantuar kulturën e tyre në Shqipëri. Për 3 ditë me radhë krijuam miqësi të reja dhe Tirana hapi dyert e mikpritjes për ta. Prandaj falënderoj popullin e Tiranës për mikpritjen”, theksoi Demirbaş.

Në kuadër të “Ditëve të Turqisë”, organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Shqipëri dhe Bashkinë e Tiranës, u mbajtën aktivitete kulturore dhe artistike për kulturën, veshjet tradicionale, gjuhën, historinë dhe artin turk, me mbështetjen edhe të bashkive nga Turqia, si Bajrampasha, Bursa, Kahramanmarash, Sakarja, etj.

Vizitorët u njohën nga afër me kulturën dhe historinë e qyteteve turke në stendat promovuese të vendosura në Pedonalen e Tiranës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.