☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,706 ▼0.5%
DOW 53,386 ▼0.14%
NASDAQ 26,360 ▼1.07%
NAFTA 84.44 ▲0.84%
ARI 4,423 ▼1.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,750 ▲ +1.07% ETH $1,915 ▲ +0.3% XRP $1.0020 ▼ -0.17% SOL $77.0300 ▲ +1.36%
S&P 500 7,706 ▼0.5 % DOW 53,386 ▼0.14 % NASDAQ 26,360 ▼1.07 % NAFTA 84.44 ▲0.84 % ARI 4,423 ▼1.13 % S&P 500 7,706 ▼0.5 % DOW 53,386 ▼0.14 % NASDAQ 26,360 ▼1.07 % NAFTA 84.44 ▲0.84 % ARI 4,423 ▼1.13 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja d

Mediat franceze zbulon detaje nga negociatat për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri, duke publikuar se gjithçka do të jetë gati në muajin shtator të këtij viti.

Madje ndër të tjera theksohet se urdhri do të ketë pasaportën dhe paranë e emërtuar BEK. Gjithashtu për realizimin e gjithë procesit janë ngarkuar tre negociatorët kryesorë.

Dy vite pas hedhjes së idesë së krijimit të shtetit Bektashi në Shqipëri, palët duket se kanë nisur një fazë të re. Nga ideja në shkresa ku baza do të jetë krijimi i statutit, por dhe e pasaportave të veçanta e më tej dhe të parasë që në shkrim raportohet se do të quhet BEK.

Lajmin e ka dhënë media prestigjioze franceze ‘Intelligence online’, ku saktësohet se Kreshnik Grezda mban rolin e ambasadorit të përgjithshëm në përfaqësimin ndërkombëtar, ndërsa përfaqësuesi për Shtetet e Bashkuara është Christopher Hyland, themelues i një kompanie tekstilesh luksoze me bazë në Nju Jork.

‘Intelligence Online’ e përshkruan atë si një sipërmarrës aktiv në Ballkan, i cili në vitin 1992 ka qenë këshilltar i fushatës presidenciale të Bill Clintonit dhe zëvendësdrejtor kombëtar politik për elektoratet etnike.

Për Francën dhe Belgjikën, përfaqësues është emëruar Hazis Vardar, një sipërmarrës belg me origjinë shqiptare dhe aktiv në sektorin e kulturës.

Sipas ‘Intelligence Online’, projekti i shtetit bektashi nuk po kufizohet vetëm te krijimi i një statusi të veçantë territorial në Tiranë, duke e përshkruar dhe si një Vatikan mysliman dhe një shtet që pritet të jetë më i vogli në botë në një shtrirje prej 11 hektarësh.

Më tej theksohet se bisedimet po shoqërohen edhe me përgatitjen e strukturave simbolike, diplomatike dhe të përfaqësimit ndërkombëtar.

Gjithashtu edhe burimet pranë kryegjyshit botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj shtojnë se puna ka vijuar dhe se procesi ka hyrë në një tjetër etapë edhe pse miratimi në shtator I këtij shteti shihet me skepticizëm prej tyre.

Ndërkaq ‘Intelligence Online’ thekson se Urdhri Bektashi promovon një formë të moderuar të Islamit dhe dialogun ndërfetar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.