☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.43 ▼1.62%
ARI 3,905 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,282 ▲ +0.98% ETH $2,274 ▲ +0.84% XRP $1.2517 ▼ -0.02% SOL $94.4800 ▼ -0.96%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.43 ▼1.62 % ARI 3,905 ▲0.16 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.43 ▼1.62 % ARI 3,905 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Bota

DOHA – Katari: Mbyllja e Ngushticës së Bab al-Mandabit do të ishte “katastrofike”

DOHA, 15 shtator /ATSH-DPA/- Katari paralajmëroi se mbyllja e Ngushticës së Bab al-Mandabit, që ndodhet mes Jemenit dhe Bririt të Afrikës, do të ishte katastrofike për tregtinë botërore.

“Bota po përballet tashmë me pasoja të mëdha, për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit”, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit.

Sipas tij, bota nuk mund të përballojë që edhe rruga detare përmes Bab al-Mandabit, të bëhet e pakalueshme.

“Kjo do të ishte katastrofike për të gjithë botën”, tha ai.

Zëdhënësi shtoi se bllokimi i rrugëve ndërkombëtare detare, nuk duhet të kthehet në një situatë të zakonshme.

Rebelët Houthi kanë marrë nën kontroll zona në bregdetin e Jemenit

Milicia Houthi, e mbështetur nga Irani, avancoi javën e kaluar drejt jugut përgjatë bregdetit të Jemenit.

Ajo tani kontrollon qytetet bregdetare si, Mokha dhe Dhubab, si dhe disa ishuj në Detin e Kuq.

Nga këto zona, rebelët Houthi kanë mundësi të sulmojnë anijet tregtare më lehtë se më parë.

Çfarë është Bab al-Mandabi?

Bab al-Mandabi, që në arabisht do të thotë “Porta e Lotëve”, është një ngushticë detare, një kalim i ngushtë detar që lidh dy hapësira më të mëdha ujore.

Ajo lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe ndodhet në një nga rrugët më të shkurtra detare që lidhin Evropën me Azinë.

Në kushte normale, përmes kësaj ngushtice kalojnë rreth, 10% e tregtisë detare globale dhe 30% e transportit botëror të mallrave me anije konteinerësh.

Pas sulmeve të rebelëve Houthi ndaj anijeve që nisën në vitin 2023, trafiku në këtë ngushticë ra ndjeshëm.

Shumë kompani detare, zgjodhën një rrugë tjetër, shumë më të gjatë dhe më të kushtueshme, duke i kaluar anijet rreth Kepit të Shpresës së Mirë, në skajin jugor të Afrikës.

Arabia Saudite kërkon rrugë alternative për naftën

Arabia Saudite, vendi eksportues më i madh i naftës në botë, po përpiqet të transportojë një pjesë të naftës së saj përmes Detit të Kuq, pasi transporti duhet të devijohet për shkak të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.

Për këtë çështje, princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, zhvilloi sot diskutime në Kajro me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.

Sipas burimeve egjiptiane, të dy liderët ranë dakord se liria e lundrimit në këto rrugë detare nuk duhet të kërcënohet.

Si Arabia Saudite, edhe Egjipti kanë një vijë të gjatë bregdetare përgjatë Detit të Kuq. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.