☁️
Tiranë 18°C · Vranët 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.21 ▼0.84%
ARI 4,509 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,778 ▼ -5.04% ETH $1,786 ▼ -4.58% XRP $1.1882 ▼ -3.44% SOL $70.0100 ▼ -6.37%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.21 ▼0.84 % ARI 4,509 ▲0.94 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.21 ▼0.84 % ARI 4,509 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Arte

Dorëshkrime të rralla dhe dokumente historike pjesë e një ekspozite

Në një ekspozitë me dokumente origjinale, pjesë ishin dorëshkrimet e disa e figurave të spikatura të letrave, të kulturës dhe të politikës shqiptare. Ekspozita u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, që shfaqi për herë të parë këto dorëshkrime në një ekspozitë në kuadër të Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit. DPA-ja mbajti një panel diskutimi, ku kryefjalë ishte leximi, sfidat e industrisë së botimit dhe lidhja simbiotike e letërsisë me arkivat. Në fjalën e saj zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Arkivave znj. Marinela Ndria theksoi rolin e rëndësishëm të arkivave në ruajtjen e trashëgimisë dokumentare, të librave dhe të ditarëve. “DPA ka një bibliotekë të pasur dhe ne krenohemi për ruajtjen e trashëgimisë e të librave më të vjetër, të Kodikëve. Arkivat kanë patur nisma të shumta për t’i afruar shkollat me thesaret që ruajmë.

Për këtë qëllim, prezantojmë ekspozita të ndryshme, si kjo e sotmja”, tha zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e DPA-së. Arta Marku drejtuesja e QKLL-së u shpreh se përmes ruajtjes së dorëshkrimeve, bëhet e mundur njohja me rrugëtimin e një vepre deri në ditën e botimit. Në këtë aktivitet të zhvilluar në hapësirën kulturore “Auditor”, ishin të pranishëm dhe kritiku letrar, Agim Baçi, shkrimtari Albatros Rexhaj, përfaqësuesja e Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë, Ambra Alimeti, nxënës të gjimnazit “Qemal Stafa” dhe të shkollës 12-vjeçare “Tomorroë’s Education System”.

Mes dokumenteve origjinale që u paraqiten në ekspozitën e përgatitur me fondet e Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH) përmendim vepra origjinale e Andon Zako Çajupit, “Baba Musa lakuriq”; Kujtimet e Parashqevi Qiriazit mbi Kongresin e Manastirit (1908); “Ditar për problemet politike gjatë periudhës 16 shtator 1916-10 maj 1918” i Mid’hat Frashërit; “Ditar dhe shënime për vitet 1917-1956” të klerikut Justin Rrota; Letra të Nikollë Ivanajt për jetën në bjeshkë; Dorëshkrime të ndryshme të përmbledhura në vëllimin “Jeta e nënës plakë, jeta e gruas gjirokastrite” nga Musine Kokalari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.