🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.68 ▲0.23%
ARI 3,964 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,144 ▼ -1.8% ETH $2,258 ▼ -1.62% XRP $1.2502 ▼ -0.75% SOL $92.3700 ▼ -2.95%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,964 ▼0.14 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,964 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

DUBLIN – Irlanda njofton paketë të re me vlerë 125 milionë euro për Ukrainën

– Irlanda do t’i ofrojë Ukrainës një paketë të re mbështetjeje me vlerë 125 milionë euro, gjatë vitit të ardhshëm, njoftoi sot qeveria irlandeze.

Paketa përfshin, 100 milionë euro për pajisje ushtarake jo vdekjeprurëse (si pajisje mbrojtëse, mjete dhe materiale që nuk përdoren drejtpërdrejt për të vrarë); dhe 25 milionë euro për rindërtimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës energjetike të Ukrainës, e cila është goditur nga sulmet ruse.

Njoftimi u bë gjatë vizitës së kryeministrit irlandez Micheál Martin në Kiev, ku ai u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Martin e cilësoi luftën në Ukrainë si një “luftë agresioni të paprovokuar” dhe tha se mbështetja për Ukrainën është një nga prioritetet kryesore të Irlandës, gjatë presidencës së saj të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Me këtë paketë, ndihma totale e Irlandës për Ukrainën që nga pushtimi rus në vitin 2022, arrin në mbi 670 milionë euro.

Ministrja irlandeze për Punët e Jashtme dhe Tregtinë, Helen McEntee, tha se Rusia vazhdon të godasë qytetet dhe infrastrukturën e rëndësishme të Ukrainës.

Ajo theksoi se fondet e reja do të ndihmojnë Ukrainën të përballojë sulmet dhe të forcojë mbrojtjen e saj, ndërsa shtoi se Irlanda mbetet e angazhuar për të mbështetur rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.