🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $77,832 ▼ -1.62% ETH $2,172 ▼ -2.53% XRP $1.4067 ▼ -2.02% SOL $85.9000 ▼ -3.69%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Politika

Duma: Rama po favorizon deputetët e vet

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se po favorizon deputetët e tij me paratë e taksapaguseve. Në një deklaratë për mediat sot në mesditë, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, akuzoi Ramën se favorizon në tendera dhe koncesione miqtë dhe deputetët e tij.

“Rama përfaqëson shtetin ku OSHEE-ja, pasi ka dhënë 5 miliardë lekë për Carapulin, ndërtuesin e sarajeve të Ramës, 970 milionë për Sadri Abazin, 850 milionë për Safet Gjicin, 340 milionë për Pjerin Ndreun, ka menduar edhe për një deputet tjetër të Ramës, Rakip Sulin. Me porosi të Ramës, godina që ka në autostradën Tiranë-Durrës, është marrë me qira nga OSHEE-ja. Për një kat në këtë godinë, Rakip Suli, deputeti merr nga OSHEE-ja miliona lekë në muaj. Ndërkohë që banda e hajdutëve të Ramës, që vazhdon t’u marrë jetën qytetarëve e kryefamiljarëve, se nuk kanë mundësi të paguajnë e janë në errësirë në këtë dimër të ftohtë, ka vendosur të trefishojë shpërblimin për deputetin e Ramës, pasi po i merr dhe dy katet e tjera me qira. Ky pra është shteti i Edi Ramës. Vjedh dhe ndan miliona me miqtë, ministrat e deputetët”, tha Duma.

Ajo bëri thirrje për një tjetër protestë dhe shtoi se “shqiptarët do ta shporrin këtë shtet gjakpirës, e nuk do ta lënë të gëzojë më asnjë fond, asnjë taksë, asnjë pasuri të vendit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.