☁️
Tiranë 11°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,765 ▼ -1.39% ETH $2,378 ▼ -1.21% XRP $1.2889 ▼ -2.92% SOL $102.2700 ▼ -2.18%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Dy shpërthime në aeroportin e Brukselit: 11 viktima dhe shumë të plagosur

Dy shpërthime janë verifikuar në aeroportin Zaventem të Brukselit, në Belgjikë. Nga raportimet e mediave lokale mësohet se, nga vendi i ngjarjes janë ngritur re tymi.

Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për 11 viktima dhe shumë të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris.

Mediat belge raportojnë gjithashtu se, aeroporti po evakuohet, ndërsa fluturimet janë anuluar. Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë tek kompleksi.

Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara.

Transmetuesi belg RTBF citon një dëshmitar të thotë se, ka njerëz të plagosur ose pa ndjenja në zonën e nisjeve, përball hotel “Sheraton”.

Ndërsa një punonjës i aeroportit ka thënë për televizionin holandez VRT: “Po bëja një moment pushim kur papritur dëgjova dhe ndjeva një shpërthim të madh. këtej nga jam shoh shtëllunga tymi të zi të ngrihen nga zona e nisjeve”.

“Dritaret janë të thyera, njerëzit kanë dalë jashtë nga frika. Gjërat nuk duken mirë”, treon dëshmitari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.