Dy vjet pa 5G, banorët në Indi lidhin me kabllo teknikun që shkoi të rregullonte sinjalin (VIDEO)
Një incident i pazakontë ka ndodhur në një fshat në Indi, ku banorët, të zemëruar nga mbulimi i dobët 5G, thuhet se kanë lidhur një teknik të dërguar për të rregulluar problemin me kabllot.
Punëtori, të cilin mediat lokale e kanë identifikuar si Aditya Ban Singh, u gjet papritur i lidhur me kabllot në një antenë telefonike celulare në fshatin Hardauli, në distriktin Fatehpur të shtetit Uttar Pradesh.
Policia tha se tekniku ishte shënjestër për shkak të problemeve të vazhdueshme me lidhjen, pasi banorët ishin të detyruar të përdornin një rrjet 4G të paqëndrueshëm, pavarësisht se paguanin për shërbimet 5G prej më shumë se dy vitesh.
Banorët u indinjuan nga kjo situatë, duke pretenduar se, pavarësisht ankesave të tyre të përsëritura, pothuajse asgjë nuk ishte bërë për të përmirësuar sinjalin në zonë.
Sipas mediave lokale, kur Singh mbërriti në fshat për të provuar të zgjidhte problemin, banorët e rrethuan dhe protestuan në një mënyrë të pazakontë, duke e lidhur me kabllo në antenën private të telekomunikacionit.
Madje, thuhet se e kërcënuan se nuk do ta lironin derisa drejtuesit e kompanisë së telefonisë celulare ta zgjidhnin problemin. Megjithatë, tekniku u lirua pak më vonë.
Që atëherë, sipas të njëjtave raportime, pesë persona janë akuzuar për ndalim të paligjshëm dhe prishje të rendit publik.
Rasti arriti në polici pasi një video që tregonte Singh-un të lidhur u bë virale në internet.
Sipas Times of India, shefi i policisë së Fatehpurit, Abhimanyu Manglik, tha: “Banorët pretenduan se zona kishte pasur probleme me mbulimin e telefonisë celulare, veçanërisht shërbimet 5G, për gati dy vjet, pavarësisht faktit se atje ishte instaluar një antenë private telekomunikacioni.”
في قريبة هندية اصحابها كانوا يشتكون من سوء تغطية شبكة 5G طلبوا من شركة الاتصالات ان ترسل موظف ليحل المشكلة وعندما وصل ربطوه بالبرج و قالوا لن نطلق سراحه حتى يحسنون الشبكة pic.twitter.com/so54WjhEfg



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.