☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 96.85 ▲4.11%
ARI 4,439 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,190 ▼ -0.45% ETH $2,464 ▼ -0.85% XRP $1.4003 ▼ -1.27% SOL $102.2700 ▼ -1.13%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.85 ▲4.11 % ARI 4,439 ▲0.01 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.85 ▲4.11 % ARI 4,439 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Kosova

Dyshimet për helmim në Han të Elezit, drejtoresha e Shëndetësisë: Janë paraqitur 90 raste – jo të gjitha janë helmime

Rreth 90 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Han të Elezit me probleme shëndetësore që lidhen me traktin gastrointestinal, ndërsa po hetohet nëse rastet kanë të bëjnë me helmim nga ushqimi.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Han të Elezit, Kimete Kuka, ka deklaruar për Telegrafin se jo të gjitha rastet e paraqitura mund të cilësohen si helmime, por janë evidentuar si raste me diagnozën A09.

“Jo të gjitha rastet janë helmime. Diku rreth 90 raste i kemi me A09, që janë paraqitur nga data 13 pas orës 16:00 deri sot, ku janë edhe 6 raste të reja”, ka thënë Kuka për Telegrafin.

Më herët është raportuar se qytetarë të shumtë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Han të Elezit, me simptoma që dyshohet se lidhen me helmim nga konsumimi i ushqimit në një piceri në këtë komunë.

Ndërkohë, një qytetar nga Hani i Elezit ka pretenduar se është helmuar pas konsumimit të ushqimit në një piceri në këtë qytet. Ai ka thënë se edhe persona të tjerë janë prekur pas konsumimit të ushqimit në të njëjtin lokal.

Lidhur me rastin, ekipet e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik kanë dalë në terren dhe kanë kryer verifikime në QKMF dhe në biznesin ku dyshohet se ka ndodhur rasti. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.