☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,662 ▲ +1.51% ETH $2,257 ▲ +1.13% XRP $1.2565 ▲ +1.24% SOL $96.0700 ▲ +1.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

“Edhe rrugët flasin shqip”, “Historia nuk abrogohet” – BDI sërish protestoi në Tetovë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot sërish ka organizuar protesta në Tetovë, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin u shfuqizuan emrat shqip të rrugëve dhe shesheve në Tetovë.

Protestuesit marshuan nga sheshi “Iliria” para objektit të Komunës së Tetovës, ku edhe vendosën pankarta me mesazhe: “Edhe rrugët flasin shqip”, “Historia nuk abrogohet”, si dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami.

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë Bajram Rexhepi, para fillimit të protestës tha se Komuna e Tetovës ka penguar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e dytë.

Rexhepi tha se varësisht reflektimit nga Komuna e Tetovës për këtë çështje, do të jenë edhe masat e tyre në të ardhmen.

“Shihni një mal me njerëz të cilët janë duke treguar mllefin ndaj kthimit të emrave të vjetër të rrugëve të Komunës së Tetovës. Ajo që na ka befasuar është se si Komuna e Tetovës po mundohet të pengojë pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë. Kemi njoftuar policinë për protestën. Por edhe korin diplomatik në Shkup, të cilët janë duke monitoruar protestën. Protestat do të vazhdojnë dhe ato varen nga reflektimi të cilin do të tregojë Komuna e Tetovës”, tha Rexhepi.

Kjo është protesta e dytë e BDI-së në Tetovë me të cilin kundërshtuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave të rrugëve dhe shesheve.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ditë më parë shfuqizoi vendimin e Komunës së Tetovës të vitit 2007 për riemërtimin e rrugëve dhe shesheve me arsyetimin se nuk është dhënë pëlqim nga Qeveria./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.