🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.88 ▼0.86%
ARI 4,025 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,005 ▲ +0.14% ETH $2,319 ▼ -0.01% XRP $1.3000 ▲ +0.39% SOL $100.5300 ▼ -0.76%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.88 ▼0.86 % ARI 4,025 ▼0.33 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.88 ▼0.86 % ARI 4,025 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Edita Tahiri: Bullgaria gjithmonë e ka përkrahur Kosovën dhe aspiratën e saj euroatlantike

bbbbbMinistrja për Dialog e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri bëri një vizitë treditore zyrtare në Bullgari. Ajo mori pjesë në takimin e radhës të Ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Në kuadrin e vizitës Ministrja Tahiri zhvilloi takime me Ministrin e Jashtëm Daniell Mitov, Zëvendëskryeministrin Ivajllo Kallfin, Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë Xhema Grozdanova dhe me grupin e miqësisë Bullgari-Kosovë në Kuvendin Popullor.
“Bullgaria është një vend i cili gjithmonë e ka përkrahur Kosovën dhe aspiratën e saj për të qenë shtet euroatlantik. Në takim Ministri i Jashtëm Daniell Mitov e rikonfirmoi përkrahjen e Bullgarisë për integrimin e Kosovës në BE, NATO dhe proceset e tjera. Bullgaria ka qenë shumë afër me Kosovën në të gjitha fazat e lirisë dhe pavarësisë” – theksoi znj. Tahiri në një intervistë për Radio Bullgarinë. Ajo komentoi edhe temën aktuale rreth fluksit të refugjatëve, bashkëpunimin mes vendeve të EJL mbi çështjet e sigurisë, mundësitë për thellimin e marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Kosovës, proceset e integrimit.

Fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishte tema e takimit të sotëm të Ministres Tahiri me Zëvendëskryeministrin dhe Ministër të Punës dhe Politikave Sociale Z. Ivajllo Kallfin. “Jam i gatshëm të intensifikojmë dialogun mes vendeve tona, si edhe të bashkëpunojmë në sferën e politikave sociale. Kemi gatishmëri edhe të ndajmë përvojë konkrete dhe praktika të mira të cilat të ndihmojnë Kosovën në zhvillimin e saj euroatlantik.” Ai vlerësoi si sukses të madh nënshkrimin e Marrëveshjes Stabilizim Asociim me BE-në.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë Xhema Grozdanova gjithashtu theksoi intensifikimin e kontakteve dypalëshe. Ajo vuri në dukje, se Bullgaria mbështet kandidaturën e Kosovës për UNESCO-n, si edhe liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës në BE. Tema e bisedës u përqendrua rreth mundësive për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me rritjen e bashkëpunimit në mes të parlamenteve përkatëse. Ministrja Tahiri foli edhe për dialogun e Brukselit që zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë si kontribut për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.