☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 08 July 2026
S&P 500 7,504 ▼0.45%
DOW 52,925 ▼0.25%
NASDAQ 25,819 ▼1.16%
NAFTA 74.13 ▲5.24%
ARI 4,061 ▼2.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $62,161 ▼ -1.61% ETH $1,739 ▼ -1.99% XRP $1.0824 ▼ -3.45% SOL $77.2800 ▼ -4.5%
S&P 500 7,504 ▼0.45 % DOW 52,925 ▼0.25 % NASDAQ 25,819 ▼1.16 % NAFTA 74.13 ▲5.24 % ARI 4,061 ▼2.32 % S&P 500 7,504 ▼0.45 % DOW 52,925 ▼0.25 % NASDAQ 25,819 ▼1.16 % NAFTA 74.13 ▲5.24 % ARI 4,061 ▼2.32 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Boterori

Egjipti ankohet pas eliminimit nga Argjentina, kërkon përjashtimin e arbitrit Letexier nga Botërori

Kualifikimi i Argjentinës në çerekfinalet e Botërorit 2026 është shoqëruar me polemika të forta për arbitrimin dhe përdorimin e sistemit VAR. Edhe pse “Albiceleste” përmbysi rezultatin dhe fitoi 3 me 2 ndaj Egjiptit, pas ndeshjes vëmendja u përqendrua te vendimet e gjyqtarit francez François Letexier.

Egjipti zhvilloi një paraqitje të mirë taktike dhe shënoi tre herë, por një prej golave u anulua pas rishikimit me VAR. Në minutën e 58-të, Ziko realizoi pas asistit të Mohamed Salah, duke i dhënë epërsi skuadrës së tij.

Për këtë arsye, Federata Egjiptiane e Futbollit ka dorëzuar një ankesë zyrtare në FIFA, duke kërkuar hetim për arbitrimin dhe përjashtimin e trupës gjykuese franceze nga pjesa e mbetur e turneut. Pas ndeshjes reagoi edhe trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, i cili u ndëshkua me karton të verdhë për protesta.

Gjestin me duart e kryqëzuara në formë “X” e bëri në një moment tensioni, duke ngjallur interpretime të ndryshme, përfshirë edhe mundësinë që të ishte një mesazh kundër një episodi të dyshuar diskriminimi, megjithëse nuk ka pasur raportime zyrtare për raste të tilla gjatë ndeshjes.

Në konferencën pas ndeshjes, trajneri i Egjiptit kritikoi fort arbitrin, duke thënë se skuadra e tij meritonte të fitonte dhe se ishte eliminuar pa drejtësinë e FIFA-s.

“Ne e meritonim fitoren, por u eliminuam pa respektin dhe fair-play-n për të cilin FIFA flet aq shumë. Na mohuan një penallti të qartë dhe një gol të rregullt, pa një ndërhyrje të duhur të VAR-it. Është një fitore e pamerituar për Argjentinën. Pas asaj që ndodhi, nuk do të shoh më ndeshje të këtij Botërori, sepse besoj se në këtë turne nuk ka pasur drejtësi”, tha trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan.

Ankesa zyrtare e Federatës Egjiptiane është vetëm episodi më i fundit që ka rihapur debatin mbi nivelin e arbitrimit në Botërorin 2026.

Në ditët e fundit, kritikat ndaj vendimeve të gjyqtarëve janë shtuar edhe nga federata dhe institucione të tjera të futbollit, përfshirë Federatën Belge dhe UEFA-n, të cilat kanë shprehur shqetësime për një tendencë negative në cilësinë e arbitrimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.