☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,376 ▲ +0.57% ETH $1,826 ▲ +1.87% XRP $1.1150 ▲ +0.82% SOL $78.2400 ▲ +0.31%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Ekspertët: Para rritjes së taksës së pronës, të analizohet eficienca e shpenzimeve të bashkive

Ndryshimet e propozuara në taksën e pronës, që pritet të rrisin detyrimet për taksën e ndërtesës si për individët, ashtu edhe për bizneset, kanë hapur debat mes ekspertëve. Edhe pse për banesën e parë parashikohet një zbritje deri në 50% të vlerës së tatueshme, ekspertët argumentojnë se përpara rritjes së barrës fiskale duhet të analizohet mënyra se si administrohen dhe përdoren fondet e pushtetit vendor.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, struktura e shpenzimeve tregon se shpenzimet e personelit zënë rreth 46% të totalit të shpenzimeve vendore. Në raport me një vit më parë këto shpenzime kanë një rritje me mbi 6.1 miliard lekë ose 17.8%.

Sipas raportit vjetor të financave për pushtetin lokal, vetëm gjatë dy muajve të fundit të vitit 2025 vërehet një zhvillim jo normal i trendit të shpenzimeve, ku është realizuar një shumë prej rreth 21.4 miliardë lekë, ose 24.4% e totalit të shpenzimeve vjetore të pushtetit vendor.

“Ky përqendrim i lartë i shpenzimeve në fund të vitit sinjalizon dobësi në planifikimin dhe menaxhimin buxhetor, si dhe rrit rrezikun për eficiencë të ulët të përdorimit të fondeve publike:, theksohet në raport.

Burimi: Ministria e Financave

Në kahun tjetër, edhe buxheti total (qendror e lokal) po rezulton me suficit. Të dhënat e fundit zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se 5 mujorin e vitit 2026 ka një rritje të jashtëzakonshme të suficitit buxhetor, duke tejkaluar ndjeshëm si parashikimet e qeverisë, ashtu edhe performancën e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Vlera e suficitit arriti në 53,7 miliardë lekë (560 mln euro) për pesë-mujorin e vitit 2026. Ky realizim është gati dyfish më i lartë se plani fillestar i qeverisë prej 26,8 miliardë lekë lekësh në këtë periudhë  dhe shënon një rritje të fortë prej rreth 37.6% krahasuar me faktin e vitit 2025, ku ky tregues në 39 miliardë lekë.

Burimi: Ministria e Financave

Kjo ka ngritur diskutimin nëse nevojat financiare të pushtetit vendor duhet të adresohen vetëm përmes rritjes së taksave, apo edhe përmes një përdorimi më efikas të fondeve ekzistuese.

“Suficiti buxhetor nuk e përjashton automatikisht nevojën për taksën e pronës, sepse kjo është një taksë vendore dhe lidhet me autonominë financiare të bashkive.

Por ai krijon një argument të fortë që, përpara se të rritet barra për familjet dhe bizneset, qeveria duhet të shqyrtojë seriozisht rishpërndarjen e të ardhurave ekzistuese dhe financimin e duhur të funksioneve që u janë transferuar bashkive”, thekson Agron Haxhimali, ekspert për çështjet e pushtetit vendor dhe drejtues i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë.

Sipas tij, pyetja kryesore nuk është vetëm nëse bashkitë kanë nevojë për më shumë të ardhura, por nëse ato po marrin pjesën e duhur nga burimet që krijohen në territorin e tyre.

“Nëse shteti ka hapësirë fiskale, një pjesë duhet të shkojë për rritjen e transfertës së pakushtëzuar, fondin e ekualizimit dhe investimet në bashkitë me kapacitet të ulët fiskal”, shprehet z. Haxhimali.

Ekspertë të tjerë të ekonomisë ngrenë gjithashtu si alternativë edhe një ndarje më të madhe të disa të ardhurave kombëtare me pushtetin vendor. Në kushtet kur buxheti i shtetit ka regjistruar suficit, një pjesë e të ardhurave të TVSH nga faturat e energjisë, mund t’u transferohet bashkive përmes mekanizmave të tjerë fiskalë, përfshirë të ardhura të lidhura me konsumin.

Ndërkohë, argumenti i Ministrisë së Financave në relacionin e projektligjit është se reforma synon të rrisë kapacitetet financiare të pushtetit vendor. Me zbatimin e sistemit të ri të taksimit të pasurive të paluajtshme, qeveria parashikon që pesha e kësaj takse në Prodhimin e Brendshëm Bruto të rritet nga rreth 0.3% aktualisht në 0.7–1%.

Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga reforma e taksimit të pasurive të paluajtshme parashikohet të rriten me rreth 9.4 miliardë lekë, ose rreth 100 milionë euro, deri në rreth 17 miliardë lekë, ose rreth 179 milionë euro më shumë se niveli aktual i arkëtimeve.

Në vitin 2025, bashkitë arkëtuan në total rreth 32.6  miliardë lekë nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Aktualisht, kjo taksë përbën rreth 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Burimi: Ministria e Financave

Lexoni edhe:

Deri në dyfishim taksash për 3 milionë ndërtesa për banim, shembujt

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.