🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,460 ▼ -2.95% ETH $2,194 ▼ -3.17% XRP $1.4137 ▼ -3.78% SOL $87.3400 ▼ -4.42%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Bota

Ekspertët: Zhvillimi me cilësi të lartë i Kinës ka efekte pozitive për ekonominë globale

Synimi i Kinës për zhvillim me cilësi të lartë do të prodhojë efekte të dukshme pozitive për ekonominë globale, duke lehtësuar tregtinë dhe duke kontribuar në përpjekjet globale të dekarbonizimit, bënë të ditur pjesëmarrësit në një forum ndërkombëtar në qytetin jugor kinez të Guangzhou.

Konferenca “Kuptimi i Kinës – Dialogu i Zonës së Madhe të Gjirit”, me temë: “Modernizimi kinez dhe mundësitë e reja për botën”, tërhoqi figura të njohura nga komunitetet globale politike, akademike dhe ekonomike, nga brenda dhe jashtë vendit, bën të ditur “Xinhua”.

Fred Hu, kryetar i “Primavera Capital Group”, tha se zhvillimi me cilësi të lartë i Kinës ka një rëndësi të madhe për promovimin e prodhimit dhe tregtisë së jashtme, si dhe garantimin e sigurisë së zinxhirit të furnizimit global. Sipas tij, forca ekonomike e Kinës është përmirësuar ndjeshëm gjatë 40 viteve të rritjes së shpejtë dhe tani ajo ka marrë një rol gjithnjë e më të madh në ekonominë botërore.

Ai përmendi faktin se produkti i brendshëm bruto i Kinës përbënte 18.5 për qind të totalit global në vitin 2021, shumë më i lartë se 7.7 për qind e regjistruar në vitin 2001.

Gordon Brown, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, gjithashtu pranoi kontributin e Kinës në ekonominë globale, duke thënë se rritja e shpejtë e vendit është diçka që çdo ministër perëndimor i Financave vetëm mund ta ëndërrojë.

Së bashku me ngritjen e saj ekonomike, Kina tani është bërë një partner i madh tregtar për më shumë se 140 vende dhe rajone, duke forcuar pozicionin e saj si vendi më i madh në tregtinë globale të mallrave, vuri në dukje Hu.

“Ngritja e vendit brenda sistemit të tregtisë globale mbështetet jo vetëm nga popullsia e tij e madhe, territori i gjerë dhe shkalla e madhe ekonomike, por edhe mjedisi i tij i mundshëm i biznesit dhe rregullimet institucionale të bëra në formën e marrëveshjeve tregtare”,- tha Hu.

Hu theksoi se beson se përpjekjet e vazhdueshme të Kinës në zgjerimin e hapjes do të rrisin besimin e bizneseve jashtë shtetit dhe do të krijojnë lidhje më të qëndrueshme tregtare dhe investimesh.

Një pjesë tjetër e rëndësishme e zhvillimit me cilësi të lartë të Kinës është zhvillimi i gjelbër, për të cilin Hu beson se do të thotë të arrihen objektivat e emetimit zero të karbonit sa më shpejt të jetë e mundur dhe të veprojnë si një shtyllë në adresimin e ndryshimeve klimatike.

Laurence Tubiana, shefi ekzekutiv i Fondacionit Europian për Klimën, tha se Kina tani është një kampione globale e energjisë së pastër. Sipas tij, synimi i vendit për të arritur qëllimet e dyfishta të karbonit, ritmi i ecurisë së energjisë së rinovueshme dhe zhvillimi i automjeteve elektrike janë të gjitha shenja shumë premtuese.

“Bota ka nevojë për Kinën për ta bërë dekarbonizimin të përballueshëm dhe kjo është ajo që Kina ka bërë në të kaluarën për një numër të mirë energjish të pastra”,- tha Tubiana.

“Kina duhet të përfundojë tranzicionin e energjisë në një datë të hershme, të konsolidojë më tej pozicionin e saj si një lider global në reagimin ndaj ndryshimeve klimaterike dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të botës. Për këtë qëllim, Kina duhet të përdorë teknologjinë e gjelbër, të rrisë mbështetjen për dekarbonizimin dhe financimin e gjelbër dhe të rrisë pjesën e burimeve të rinovueshme në përzierjen e energjisë”,- tha Hu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.