☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Ekzekutohet vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka

Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Trupi i pajetë i 48-vjeçarit, u gjet nga familjarë të tij rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës. Ndoka është qëlluar nga persona të paidentifikuar, të cilët i zunë pritë në momentin kur po parkonte automjetin e tij tip “Mitsubishi”.

Autorët, që dyshohet të kenë qenë 2, ose 3 persona, kanë ndjekur lëvizjet e viktimës dhe kanë gjetur momentin e duhur për të mos lënë pas prova dhe dëshmitarë.

Aleksandër Ndoka, baba i 4 fëmijëve, dy vajza dhe dy djem, për policinë nuk kishte precedentë penalë. Prej pak kohësh ai ishte emëruar drejtor i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terriorit, për rajonin e Shkodrës, si dhe ishte edhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezhë për Partine Socialiste.

Aleksandri njihej si vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, që u dorëhoq nga mandati pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, sepse rezultoi i dënuar në Itali.

Policia mori në pyetje disa familjarë të Ndokës, ndërkohë që po heton disa pista për ngjarjen e rëndë e cila tronditi qytetin.

Pak kohë më parë policia arrestoi djalin e tij Samuel Ndokën, i cili u përfshi edhe në një konflikt ditën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Samuel Ndoka ishte në grupin e personave që sulmuan dhe plagosën në Shëngjin militantin e LSI-së, Florian Dushku.

Disa muaj më pas18-vjeçari u arrestua me akuzat e plagosjes, armëbajtes pa leje dhe kanosjes dhe pikërisht një nga pistat që po heton policia është ajo e konflkteve të djalit të tij.

Ngjarja e Shëngjinit ishte një nga më të rëndat në zgjedhjet 25 qershorit që solli reagimin e ashpër të ish-kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, i cili akuzoi socialistët për dhunë.

Policia po kërkon autorët për të cilët nuk ka asnjë të dhënë, ndërsa janë marrë në pyetje familjarët dhe dëshmitarët. Po kontrollohen të dhënat në telefonin e viktimës.

Vëllai i viktimës, ish-deputeti Arben Ndoka për një kohë të gjatë u sulmua ashpër nga opozita nisur nga precedentët penalë të së kaluarës.

Ndoka u bë i njohur edhe për incidentin që ndodhi në Kuvend, kur sulmoi fizikisht deputetin demokrat, Gent Strazimiri. Pas lënies së mandatit të deputetit, ai vazhdoi të kishte rol të rëndësishëm në Partinë Socialiste të Lezhës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.