☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.14 ▲1.12%
ARI 4,001 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,400 ▼ -2.21% ETH $2,247 ▼ -3.15% XRP $1.2532 ▼ -3.33% SOL $97.4300 ▼ -2.77%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,001 ▼0.76 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.14 ▲1.12 % ARI 4,001 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Emrat e ministrave teknikë. Rama pranon propozimet e Bashës, i çon te Nishani, sot në Parlament

Kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për 7 emrat e rinj të qeverisë së tij dhe i dërgoi për dekretim në Presidencë dhe do të kalojnë në Parlament sot pasdite në ora 18.00.
Rama dhe Basha u takuan në mbrëmje e të dielës, në mjediset e Pallatit të Kongreseve dhe përmbyllën një nga pikat e marrëveshjes që ata arritën të enjten në orët e para të mëngjesit.
Emrat teknikë të propozuar nga opozita janë: për postin ezëvendëskryeministrit Ledina Mandia, ish-Avokate e Shtetit në kohën e qeverisë “Berisha” dhe aktualisht këshilltare e Presidentit.
Për postin e ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, gjeneral, ish-komandant i trupave speciale dhe ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura në misionet jashtë vendit, aktualisht me banim në SHBA.
Ministre e Financave, Helga Vukaj, drejtoreshë e përgjithshme në KLSH dhe ish-zv/drejtoreshe e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në kohën e qeverisë së djathtë.
Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i Partisë Demokratike.
Ministër i Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabino, pedagoge në fakultetin e Shkencave Sociale, një nga personat që ka folur në çadër gjatë protestës 3-mujore.
Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiri, kirurg, pedagog dhe ish-zv/rektor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.
Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha me profesion inxhiniere, aktualisht menexhare e “Statkraft” dhe më herët drejtoreshë e CEZ.
Po ashtu, Partia Demokratike ka propozuar Klement Zgurin për postin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej shumë vitesh anëtar i këtij institucioni, ndërsa avokaten Erinda Ballancën për kreun e Avokatit të Popullit.
Emrat kalojnë për votim në seancën e jashtëzakonshme të së hënës, që mblidhet në orën 18:00 me kërkesë të Kryeministrit.
Kuvendi njoftoi se të hënën vihet në zbatim marrëveshja Rama-Basha, ku do të do të miratohen ndryshimet në qeveri, paketa për zgjedhjet, “Vettingu” si dhe kreu i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërkohë, Presidenti Nishani ka ndryshuar datën e zgjedhjeve si rrjedhojë këtij pakti. Dekreti i ri zyrtarizon 25 qershorin si datën e darkordësuar mes Kryeministrit dhe liderit të opozitës, ku njëherësh do të mbahen edhe zgjedhjet  për kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.