🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,746 ▲0.23%
DOW 53,789 ▼0.01%
NASDAQ 26,568 ▲0.46%
NAFTA 83.29 ▲0.11%
ARI 4,485 ▲1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,506 ▼ -0.54% ETH $1,895 ▲ +1% XRP $1.0122 ▲ +0.55% SOL $75.7400 ▲ +0.53%
S&P 500 7,746 ▲0.23 % DOW 53,789 ▼0.01 % NASDAQ 26,568 ▲0.46 % NAFTA 83.29 ▲0.11 % ARI 4,485 ▲1 % S&P 500 7,746 ▲0.23 % DOW 53,789 ▼0.01 % NASDAQ 26,568 ▲0.46 % NAFTA 83.29 ▲0.11 % ARI 4,485 ▲1 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Boterori

“Ende nuk mund ta besoj”- Leo Messi thyen heshtjen pas vdekjes së babait, mesazhi prekës: Do na mungosh! Kujdesu për ne n

Leo Messi pas ndarjes nga jeta të babait ka thyer heshtjen.

Ai ka ndarë mesazh prekës kushtuar të atit.

Më poshtë mesazhi i plotë:

“Baba, ende nuk mund ta besoj që je larguar. Nuk e përceptoj dot, ose më mirë, nuk dua ta pranoj. E kam shumë të vështirë të imagjinoj që nuk do të të shoh më, që nuk do të flasim më. E di që po vuaje dhe se kjo ishte më e mira për ty, por u largove shumë shpejt. Ende kishim shumë gjëra për të shijuar bashkë.

Sa shumë më kërkoje të luaja Botërorin e fundit dhe vetëm pak ditë para fillimit të tij ishte koha kur gjendja jote u përkeqësua më shumë. Ishte hera e parë që nuk do të ishe në një turne, por mami më thoshte se do të bëheshe më mirë dhe se do të ishe mirë sa për të udhëtuar. Unë të thosha se do të arrinim në finale, që ti të mund të udhëtoje.

Sa herë që përfundonte një ndeshje, prisja dhe më mungonte mesazhi yt. Atëherë e kuptova se situata ishte vërtet e rëndë. Megjithatë, nuk pushoja së menduari të shkonim sa më larg që të ishte e mundur, që të të jepja kohë dhe ti të shihje një ndeshje. Arritëm në finale dhe ti nuk munde të ishe aty. Doja ta fitoja për ta sjellë kupën te ti dhe për të ta treguar një të re. Nuk munda, këmbët nuk më mbanin më. Këtë herë u përpoqa të luftoja kundër gjendjes time fizike, por nuk ia dola. Nuk munda të ndihesha kurrë mirë.

Kur u ktheva, ti besoje se e kishim humbur finalen me penallti. Nuk mundëm të flisnim për asgjë nga gjithçka që ndodhi. Nuk munde të shijoje asgjë. Nuk u bëmë kampionë, por nuk e imagjinon dot sa shumë e shijuam çdo ndeshje. Edhe një herë, kishe të drejtë: duhej të isha aty dhe të luaja.

Po të tregoj këtë sepse ishte e vetmja gjë për të cilën nuk mundëm të flisnim, sepse për gjithçka tjetër ti tashmë i di të gjitha. Flisnim çdo ditë dhe takoheshim sa herë që ishte e mundur, mes angazhimeve të mia.

Nuk e di çfarë do të bëj pa ty, nuk e di si do të vazhdoj. Unë vetëm luaja futboll dhe tani kam shumë dyshime nëse do të vazhdoj ta bëj këtë edhe për shumë kohë. Ishe pranë meje që nga fillimi dhe na mungonte kaq pak deri në fund. Pse nuk durove edhe pak më shumë, që ta përfundonim bashkë?

E di që lumturia jote ishte të shihje familjen tënde, gruan tënde, fëmijët e tu mirë dhe, mbi të gjitha, pa e marrë vesh të tjerët, të më shihje mua duke luajtur…

Që kur isha i vogël, gjithmonë ka qenë kështu. Më çoje në çdo stërvitje sapo ktheheshe nga puna. Në shumë raste më çonte mami, sepse ti ishe në punë.

Sigurisht, në ndeshje nuk mungoje asnjëherë. Sa shumë vuaje duke më parë dhe sa shumë gëzoheshe, edhe pse nuk më bëje kurrë shumë komplimente.

Ishe baba, mik dhe përfaqësuesi im. Gjithmonë ishe personi që duhej të ishe në çdo moment dhe nuk gabove kurrë në asgjë. Përtej disa qortimeve apo zënkave, gjithmonë kishe të drejtë. Në fund, gjithçka përfundonte duke ndodhur ashtu siç thoshe ti.

Do të më mungosh shumë, por gjithmonë do të jesh i pranishëm dhe, mbi të gjitha, në edukimin e fëmijëve të mi, sepse unë po i mësoj dhe po i edukoj ashtu siç bëre ti me mua.

Pusho në paqe dhe kujdesu për ne nga lart, ashtu siç bëje këtu. Faleminderit për gjithçka!

Të dua, baba”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.