☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.16 ▼0.59%
ARI 4,030 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,352 ▲ +0.17% ETH $2,332 ▲ +-0% XRP $1.3113 ▲ +1.17% SOL $101.0100 ▼ -0.39%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.16 ▼0.59 % ARI 4,030 ▼0.21 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.16 ▼0.59 % ARI 4,030 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Energjia në 3-mujorin e dytë: Prodhimi u rrit me 34.4%, eksporti me 55.4%

Prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me 34.4%, ndërsa eksportet me 55.4% në tremujorin e dytë të vitit. Ulja e importeve përmirësoi bilancin energjetik, por konsumi dhe humbjet mbeten sfidë.

Prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me 34.4% në tremujorin e dytë të vitit 2026, ndërsa eksportet u zgjeruan me 55.4%. Në të njëjtën kohë, importet u tkurrën me 21%, duke e çuar shkëmbimin neto të energjisë në suficit prej rreth 422 GWh. Megjithatë, rritja e konsumit dhe niveli ende i lartë i humbjeve mbeten dy faktorë që kërkojnë vëmendje. Shqipëria e mbylli tremujorin e dytë të vitit me një bilanc më pozitiv energjetik, i ndikuar kryesisht nga rritja e prodhimit vendas dhe ulja e importeve. Sipas të dhënave të INSTAT, energjia në dispozicion u rrit me 5.1%, duke arritur në rreth 1.94 milionë MWh, nga 1.84 milionë MWh në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Ndryshimi më i dukshëm është te prodhimi vendas. Prodhimi neto arriti në 2.361 GWh, nga 1.757 GWh një vit më parë, duke shënuar një rritje prej 34.4%. Kjo ecuri ka përmirësuar ndjeshëm raportin mes energjisë së prodhuar brenda vendit dhe asaj të siguruar përmes importeve.

Energjia e hidrocentraleve mbetet burimi kryesor i prodhimit vendas. Ata prodhuan 1.913 GWh në tremujorin e dytë, kundrejt 1.468 GWh në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kontributin më të madh në rritje e dhanë hidrocentralet publike, prodhimi i të cilave arriti në 1010 GWh, nga 704 GWh një vit më parë, me një rritje prej 43.6%. Edhe hidrocentralet private dhe koncesionare shënuan rritje. Prodhimi i tyre arriti në 903 GWh, nga 765 GWh në tremujorin e dytë të vitit 2025, ose 18% më shumë.

Ndërkohë, prodhimi nga burimet e tjera të rinovueshme u rrit ndjeshëm, duke arritur në 448 GWh, nga 288 GWh një vit më parë. Kjo përkthehet në një rritje prej 55.6%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.