☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 04 May 2026
S&P 500 7,243 ▲0.18%
DOW 49,401 ▼0.2%
NASDAQ 25,181 ▲0.27%
NAFTA 102.13 ▲0.19%
ARI 4,587 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939 EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939
₿ CRYPTO
BTC $79,482 ▲ +1% ETH $2,354 ▲ +1.22% XRP $1.4019 ▲ +0.57% SOL $84.7100 ▲ +0.46%
S&P 500 7,243 ▲0.18 % DOW 49,401 ▼0.2 % NASDAQ 25,181 ▲0.27 % NAFTA 102.13 ▲0.19 % ARI 4,587 ▼1.25 % S&P 500 7,243 ▲0.18 % DOW 49,401 ▼0.2 % NASDAQ 25,181 ▲0.27 % NAFTA 102.13 ▲0.19 % ARI 4,587 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939 EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939
04 May 2026
Breaking
Ekonomia

Enti Rregullator i Energjisë miraton çmimin për energjinë eolike në 75.64 euro/MWh

Enti Rregullator i Energjisë miratoi çmimin për energjinë nga impiantet eolikë me kapacitet të instaluar deri në 3MW në një nivel 75.64 euro/MWh. Në një vendim të fundit Enti sqaron se ky çmim vlen për vitin 2020 por edhe pse praktikisht kjo është një procedurë në funksion të respektimit të kuadrit ligjor, akoma nuk ka një impiant eolik të përfunduar. Janë vetëm dy vendime miratimi të dhëna nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për dy projekte që po zbatohen dhe që shërbejnë edhe si model në metodologjinë e përcaktimit të çmimit.

“Për përcaktimin e çmimit të mesatarizuar të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e vogla të rinovueshme nga era me fuqi deri në 3MW për vitin 2020, lidhur me koston e investimit dhe komponentët e LCOE në tërësi, janë marrë në konsideratë të dhënat tekniko-ekonomike që rezultojnë nga Planet e Biznesit të Projekt Zbatimeve të paraqitura nga 2 shoqëritë të cilat janë mbajtëse të Miratimeve Përfundimtare për ndërtimin e impianteve eolike me fuqi të instaluar deri në 3MW, si dhe vlerësimeve të parashikuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 580, datë 28.8.2019, të ndryshuar” thuhet në vendimin e Entit.

Dy kompanitë që po zbatojnë projektet eolike sipas vendimit janë GREEN TECH” sh.p.k dhe   “ANEMOI” sh.p.k të cilave pas përfundimit të impianteve energjinë do tua blejë shteti me çmim që përcaktohet nga Enti.

“Nisur nga eksperienca e krijuar për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga impiantet prodhuese fotovoltaike deri në 2MW dhe eolike deri në 3MW në periudhat e mëparshme, në zbatim të Metodologjisë për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e vogla të rinovueshme nga dielli dhe era të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 369, datë 26.4.2017, rezulton se çmimi i mesatarizuar për impiantet eolike deri në 3 MW për vitin 2020 të jetë ai prej 75.64 Euro/MWh” nënvizon vendimi.

Aktualisht pjesa që ka avancuar më shumë ka qenë ajo e energjisë fotovoltaike për impiante deri në 2 MW për të cilat janë dhënë 11 licenca dhe prodhojnë energji që blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Impiantet deri në 2MW të energjisë diellore dhe ato deri në 3MW të energjisë nga era mund të kalojnë vetëm me firmë ministri pa pasur nevojë për kalimin në qeveri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.