☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,794 ▼ -0.82% ETH $2,376 ▼ -0.63% XRP $1.2892 ▼ -1.72% SOL $102.4300 ▼ -1.51%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Erdogan në intervistë për CNN-in, Puçistët duhet t’i vrasim

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, ka thënë në një intervistë për CNN-in të hënën se populli turk ka kërkuar dënimin me vdekje – që është shfuqizuar më shumë se një dekadë më parë – për të përfshirët në grusht-shtetin e dështuar ushtarak gjatë vikendit.

“Njerëzit nëpër rrugë e kanë bërë këtë kërkesë”, ka thënë Erdogan për CNN.

“Populli është i mendimit se këta terroristë duhen vrarë… Përse t’i mbaj e t’i ushqej ata nëpër burgje për vite me radhë… këtë e ka thënë populli”, transmeton Koha.net.

CNN ka cituar Erdoganin të ketë thënë edhe se kërkesa zyrtare për ekstradimin e klerikut Fethullah Gulen nga SHBA-të do të dorëzohet ditëve të ardhshme.

Turqia thotë se Gulen ka qenë organizatori i tentim grusht-shtetit. Ai mohon përfshirjen.

Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Parlamenti i Turqisë do të vendosë nëse do ta rikthejë dënimin me vdekje. E nëse ai miratohet, Presidenti Turk ka pohuar se do ta aprovojë atë vendim.

“Natyrisht, duhet që të vendosë Parlamenti. Si President, do ta aprovoj çfarëdo vendimi që del nga Parlamenti”, ka deklaruar Erdogan për CNN. Turqia ka larguar vendimin me vdekje në vitin 2004, si pjesë e kritereve për t’iu bashkuar Bashkimit Europian.

Ideja për rikthimin e dënimit me vdekje në Turqi ka ardhur pasi një grup i ushtrisë tentoi një grusht shteti të premten, por që dështoi, duke lënë pas më shumë se 200 persona të vrarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.