🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,828 ▼ -0.56% ETH $2,377 ▼ -0.47% XRP $1.2882 ▼ -1.61% SOL $102.3700 ▼ -1.44%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Erdogan: S’do largohem nga Turqia, përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdgoan, u rikthye në Stamboll në orët e para të së shtunës. Ai u prit nga qindra njerëz në Aeroportin “Ataturk”, ndërsa pak minuta më vonë bëri një deklaratë kur premtoi se të gjithë ata që e kishin organizuar grushtin e shtetit do ta paguanin shtrenjtë.
Në kohën kur po mbante fjalimin e tij, Erdogan tha se disa ushtarakë po arrestohen, por nuk mohoi mundësinë që të ketë arrestime edhe për krerë e Ushtrisë. Ai deklaroi se disa prej kokave të Ushtrisë po merrnin urdhëra nga Pensilvania, duke iu referuar kështu armikut të tij, Fethullah Gulen.
“Një grup njerëzish organizuan grushtin e shtetit. Ju siguroj se personat përgjegjës do të marrin përgjigjen. Ky ishte një atentant ndaj atdheut nga strukturat paralele. Disa po arrestohen, por priten edhe të tjerë. Ata që e organizuan do ta paguajnë shtrenjtë”, deklaroi ai.
Erdogan njoftoi se hoteli ku po qëndronte për pushime ishte hedhur në erë vetëm pak minuta pasi ai ishte larguar nga aty, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm ishte rrëmbyer nga organizatorët e grushtit të shtetit.
Po ashtu, Erdogan paralajmëroi një “revolucion” në radhët e ushtrisë duke njoftuar ndryshime. I pyetur nëse e dinte ku ishte shefi i Ushtrisë, Erdogani u përgjigj negativisht. Ai tha se do të qëndronte në Turqi, me njerëzit e tij, duke mohuar lajmet se po kërkonte të largohej jashtë vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.