☁️
Tiranë 28°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,662 ▲0.92%
DOW 52,600 ▲1.03%
NASDAQ 26,350 ▲1.03%
NAFTA 100.02 ▼2.4%
ARI 4,397 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,690 ▲ +0.88% ETH $2,568 ▲ +5.26% XRP $1.3708 ▲ +1.92% SOL $101.7900 ▲ +2.54%
S&P 500 7,662 ▲0.92 % DOW 52,600 ▲1.03 % NASDAQ 26,350 ▲1.03 % NAFTA 100.02 ▼2.4 % ARI 4,397 ▼0.23 % S&P 500 7,662 ▲0.92 % DOW 52,600 ▲1.03 % NASDAQ 26,350 ▲1.03 % NAFTA 100.02 ▼2.4 % ARI 4,397 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

Euro po shënon rekord të ri negativ. Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane po këmbehet për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve.

Euro vijon të dobësohet përballë lekut. Monedha e përbashkët evropiane ka zbritur për herë të parë në histori nën nivelin e 93 lekëve, duke u këmbyer me 92.96 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Zhvlerësimi i euros po ndodh në kulmin e sezonit turistik, periudhë kur hyrjet e valutës në ekonomi arrijnë nivelet më të larta të vitit. Flukset e konsiderueshme nga turistët, remitancat e emigrantëve dhe të ardhurat nga eksportet e shërbimeve turistike kanë rritur ndjeshëm ofertën e euros në treg, duke ushtruar presion të vazhdueshëm për forcimin e monedhës vendase.

Tendenca pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim. Duke qenë se Shqipëria ndodhet në javën më intensive të sezonit veror, oferta e lartë e valutës pritet të mbajë nën presion euron, duke mos përjashtuar një zhvlerësim të mëtejshëm të saj edhe gjatë kësaj jave.

Rënia e euros po ndodh pavarësisht ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, e cila prej javësh ka intensifikuar operacionet e blerjes së euros në tregun e brendshëm. Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është zbutja e luhatjeve të forta të kursit të këmbimit dhe frenimi i mbiçmimit të lekut, i cili po krijon vështirësi për eksportuesit dhe sektorët që sigurojnë të ardhura në euro.

Megjithatë, deri tani presioni i tregut ka rezultuar më i fortë se efekti i këtyre ndërhyrjeve. Oferta e lartë e valutës ka vijuar të dominojë kërkesën, duke e shtyrë euron në nivele të reja minimale historike.

Për konsumatorët dhe bizneset që kryejnë pagesa në euro, ky zhvillim ul koston e importeve dhe të shlyerjes së detyrimeve në valutë. Në krahun tjetër, eksportuesit dhe familjet që marrin remitanca vijojnë të përballen me tkurrje të të ardhurave të konvertuara në lekë, ndërsa forcimi i monedhës vendase po bëhet gjithnjë e më i ndjeshëm në aktivitetin e tyre ekonomik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.