☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.42 ▼1.32%
ARI 4,053 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,829 ▼ -1.45% ETH $2,307 ▼ -2.11% XRP $1.2875 ▼ -3.45% SOL $99.5100 ▼ -2.31%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,053 ▲0.02 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,053 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl: Vendimi për vizat i vonuar, por kemi arsye për të qenë të lumtur

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka mirëpritur hapin e radhës nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me liberalizmin e vizave për Kosovën. Sipas tij, kjo është e vonuar por ka arsye për të qenë të lumtur.

Ai ka thënë se, duhen kapërcyer qasje të tilla ideologjike, ku duhet pritur gjatë për disa vendime që janë në të mirë të jetës së njerëzve dhe nuk dëmtojnë askënd.

“Kjo është shumë e vonuar. Kemi arsye për të qenë të lumtur. Por ne duhet të pyesim vetën pse disa vendime që e bëjnë jetën më të mirë për shumë njerëz, dhe nuk do të dëmtonin askënd, ndonjëherë zgjasin kaq shumë në BE. Duhet të kapërcejmë qasje të tilla ideologjike. Le t’i shërbejmë Evropës dhe evropianëve”, ka shkruar Mandl në twitter.

Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian kanë miratuar vendimin për liberalizmin e vizave për Kosovën.

Vendimi i miratuar në Këshillin e Punëve të Brendshme në Bruksel është “në lexim të parë” dhe është marrë pa diskutime.

Ndërsa rregullat e reja tani duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian dhe në fund të nënshkruhen dhe botohen në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian.

Lëvizja e lirë, në zonën Shengen, për qytetarët e Kosovës pritet të fillojë jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.