☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,300 ▼ -0.64% ETH $2,243 ▲ +0.85% XRP $1.2532 ▲ +1.3% SOL $96.7000 ▲ +0.17%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Eurodeputeti grek Kefalogiannis kerkon qe Shqipëria të ndryshojë tekstet e historisë dhe gjeografisë

Athina ankohet për Shqipërinë në Komisionin Europian: Duhet të ndryshojnë urgjentisht librat e historisë dhe gjeografisë.

Greqia akuzon Shqipërinë se nuk po zbaton një marrëveshje për ndryshimin e teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë, duke vazhduar të kultivojë, sipas Athinës “irredentizëm”.

Shqetësimi është ngritur deri në Komisionin Europian nga eurodeputeti grek i “Demokracisë së Re”, Manolis Kefalogiannis.

Eurodeputeti grek thotë se më 2018, të dyja palët ranë dakord që të hiqnin nga librat e gjeografisë dhe të historisë referenca që lidhen me “territoret shqiptare në Greqi”, përfshirë këtu edhe ilustrimet, si harta, foto e të tjera.

“Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian, kjo kërkesë themelore do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të mos keqinformohen”, thotë eurodeputeti grek.

Sipas eurodeputetit të “Demokracisë së Re”, ndryshimet në librat e historisë dhe gjeografisë duhet të hynin në fuqi në shtator të 2019. Ai thotë se deri më tani nuk ka asnjë zhvillim për këtë temë dhe akuzon palën shqiptare se ka refuzuar vazhdimisht kërkesat për informacion mbi këtë çështje nga ana e Athinës.

Kefalogiannis i kërkon Komisionit që të ndërmarra hapa të nevojshme për t’u siguruar që Shqipëria të përmbushë zotimet e saj dhe të heqë nga librat, sipas tij, “tendencat irredentiste kundrejt një vendi anëtar të Bashkimit Europian”.

Sipas gazetës SI shqetësimi i Athinës lidhet kryesisht me përdorimin e terminologjisë, komenteve dhe përcaktimeve gjeografike e territoriale të Çamërisë në librat e historisë dhe të gjeografisë shqiptare. Greqia kërkon prej vitesh ndryshimin e këtyre teksteve/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.