☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.84%
ARI 4,033 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,204 ▼ -2.66% ETH $2,278 ▼ -3.68% XRP $1.2616 ▼ -5.37% SOL $97.6600 ▼ -4.95%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.84 % ARI 4,033 ▲0.05 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.84 % ARI 4,033 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Europa League/ Egnatia pret Lillestrøm, nesër sfida e parë e Play-off-it në RTSH

Egnatia rikthehet në fushën e saj për një tjetër mbrëmje të madhe europiane. Rrogozhinasit do të luajnë nesër në “Arena Egnatia” ndeshjen e parë të play-off-it të UEFA Europa League ndaj norvegjezëve të Lillestrøm, në orën 19:00. Ndeshje që do të vijë drejtpërdrejt në ekranin e RTSH.

Pas përmbysjes spektakolare ndaj Shamrock Rovers, Egnatia ka siguruar për herë të parë në historinë e klubit një vend në play-off-in e Europa League, duke garantuar njëkohësisht pjesëmarrjen në fazën e ligës së UEFA Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede vjen në këtë përballje me moral të lartë, pas fitores së jashtëzakonshme 5-1 ndaj Shamrock Rovers në “Arena Egnatia”. Një rezultat që jo vetëm përmbysi humbjen 3-1 të ndeshjes së parë në Irlandë, por i dha klubit rrogozhinas një tjetër mundësi për të vijuar rrugëtimin në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian për klube.

Përballë do të jetë Lillestrøm, një tjetër sfidë e rëndësishme për Egnatian në aventurën e saj europiane. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Rrogozhinë, ndërsa përballja e kthimit do të luhet në Norvegji.

Egnatia synon të vijojë të shkruajë historinë dhe të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.