🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 16 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,137 ▲ +0.07% ETH $1,885 ▼ -0.03% XRP $1.0018 ▼ -0.04% SOL $75.5500 ▲ +0.08%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
16 Aug 2026
Breaking
roze

Fansat në ankth për Dolly Parton, artistja anulon një tjetër paraqitje

Dolly Parton ka shkaktuar shqetësim te fansat pasi anuloi një paraqitje të planifikuar në parkun e saj tematik Dollywood, duke përmendur probleme të vazhdueshme shëndetësore.

Këngëtarja 80-vjeçare nuk ishte fizikisht e pranishme të premten në ceremoninë e hapjes së një atraksioni të ri në Dollywood, por u shfaq përmes një videoje të transmetuar në një ekran të madh para publikut.

Jam ende në Nashville dhe më vjen keq për këtë”, tha Parton në videon drejtuar fansave.

“Duhej të isha atje personalisht, siç e kishim planifikuar. Por ju kam thënë edhe më parë se kam pasur disa probleme të vogla shëndetësore.”

E veshur me një fustan rozë, ylli i muzikës country shpjegoi se herë pas here ndihet “pak e trullosur” dhe përballet edhe me dehidratim.

Jam e dehidratuar dhe mjeku im personal më ka ndaluar të udhëtoj këtë javë. Më tha: ‘Nuk do të udhëtosh këtë javë’”, tregoi ajo me humor.

“Pra, mendoj se kur mjeku të thotë se nuk duhet të udhëtosh, atëherë nuk udhëton”, shtoi këngëtarja.

Parton theksoi se dëshiron t’i mbajë fansat të informuar për gjendjen e saj.

Pas publikimit të videos, shumë fansa reaguan në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësimin për shëndetin e këngëtares.

“Jam shumë, shumë e shqetësuar për shëndetin e saj”, shkroi një fanse.

Një tjetër i uroi shërim të shpejtë: “Mbretëresha Dolly, të duam gjithmonë. Uroj të ndihesh më mirë së shpejti.”

Ky nuk është rasti i parë që shqetësimet shëndetësore ndikojnë në angazhimet e saj publike. Në maj, Parton anuloi një seri prej gjashtë koncertesh në Las Vegas, të planifikuara në kuadër të rezidencës së saj “Dolly: Live” në Caesars Palace.

Në atë kohë, ajo foli për “sfida shëndetësore” dhe më vonë u dha fansave më shumë detaje. Parton shpjegoi se kishte pasur prej kohësh probleme me gurët në veshka, ndërsa gjatë tre viteve të fundit sistemi i saj imunitar dhe ai tretës “kishin dalë jashtë ekuilibrit”.

Ajo tha se po reagonte mirë ndaj medikamenteve dhe trajtimeve dhe se gjendja e saj po përmirësohej çdo ditë. Megjithatë, këngëtarja pranoi se do t’i duhej kohë për t’u rikthyer në formën e nevojshme për performancat në skenë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.