🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,366 ▲0%
DOW 51,892 ▲0.44%
NASDAQ 25,531 ▼0.22%
NAFTA 70.26 ▼4.03%
ARI 4,006 ▼3.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $59,876 ▼ -3.96% ETH $1,581 ▼ -4.64% XRP $1.0687 ▼ -2.74% SOL $66.2000 ▼ -3.89%
S&P 500 7,366 ▲0 % DOW 51,892 ▲0.44 % NASDAQ 25,531 ▼0.22 % NAFTA 70.26 ▼4.03 % ARI 4,006 ▼3.45 % S&P 500 7,366 ▲0 % DOW 51,892 ▲0.44 % NASDAQ 25,531 ▼0.22 % NAFTA 70.26 ▼4.03 % ARI 4,006 ▼3.45 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Filipçe: Qeveria e Mickoskit e njejtë me atë të Gruevskit

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se kushdo që ka kryer abuzime duhet të mbajë përgjegjësi, duke theksuar se sistemi aktual nuk ofron drejtësi për shkak të ndikimit të fortë politik në institucione.

“Nikolla Gruevski mund të ketë ikur, por unë them se këta njerëz nuk do të ikin tani. Secili duhet të mbajë përgjegjësi për gjithçka që ka bërë. Me një sistem të tillë, siç kontrollohet nga Kryeministri, qytetarët nuk mund të presin drejtësi dhe jo-selektivitet”, tha Filipçe.

Ai theksoi se nuk duhet të ketë drejtësi selektive dhe se institucionet duhet të punojnë në mënyrë të pavarur, jo nën presion politik.Filipce shtoi se politikat e qeverisë aktuale, të udhëhequr nga Kryeministri Hristijan Mickoski, sipas tij, janë identike me ato të kohës së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Ju të gjithë e mbani mend fletoren nga epoka e Gruevskit. Sistemi është i njëjtë. Ata gjyqtarë dhe prokurorë po emërohen tani. Nuk ka ndryshim midis OBRM-së së Gruevskit dhe OBRM–së së Mickoskit – është i njëjti grup i organizuar kriminal. Ata grabitën buxhetin dhe po e përdorin atë për të plaçkitur paratë publike përmes tenderëve për kompani të afërta me OBRM-PDUKM-në”, tha Filipçe.

Ai akuzoi qeverinë për dështimin në përmbushjen e premtimeve të saj në lidhje me interesat kombëtare, duke shtuar se në vend të kësaj, ajo u përqendrua në interesat partiake dhe financiare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.