☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 April 2026
S&P 500 7,129 ▼0.62%
DOW 49,204 ▲0.07%
NASDAQ 24,600 ▼1.15%
NAFTA 100.37 ▲4.15%
ARI 4,609 ▼1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $76,242 ▼ -0.86% ETH $2,292 ▲ +0.06% XRP $1.3803 ▼ -0.98% SOL $83.7400 ▼ -0.94%
S&P 500 7,129 ▼0.62 % DOW 49,204 ▲0.07 % NASDAQ 24,600 ▼1.15 % NAFTA 100.37 ▲4.15 % ARI 4,609 ▼1.82 % S&P 500 7,129 ▼0.62 % DOW 49,204 ▲0.07 % NASDAQ 24,600 ▼1.15 % NAFTA 100.37 ▲4.15 % ARI 4,609 ▼1.82 %
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
28 Apr 2026
Breaking
Bota

Filluan bisedimet me delegacionin e SHBA-ve për ekstradimin e Gülen-it

Kanë nisur bisedimet me delegacionin e ardhur nga SHBA-të në Turqi për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste Fetullahçi (FETÖ) Fetullah Gülen.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë mësohet se për ekstradimin e Fetullah Gülen-it kreut të organziatës terroriste Fetullahçi (FETÖ) mbrëmë në Ankara ka arritur një delegacion nga SHBA-të prej katër presonash nga të cilët tre nga Departamenti amerikan i drejtësisë dhe një nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Njoftohet se bisedimet kanë nisur në orët e para të mëngjesit me autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve me Jashtë dhe të Drejtës Ndërkombëtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Në kuadër të bisedimeve që do të zhvillohen përgjatë dy ditëve do të paraqiten informacione në lidhje me 4 dosje të veçanta të dërguara për Gülen-in. Ndërsa në anën tjetër zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë do të ndajnë me bashkëbiseduesit amerikanë prova të rëndësishme se tentativa e puçit më 15 korrik është kryer me urdhër dhe komandën e Fethullah Gülen-it.

Shkëmbimet e ekstradimit Turqi-SHBA

Pas tentativës së puçit të FETÖ-s më 15 korrik, qeveria turke për ekstradimin e kreut të organizatës, Gülen kërkoi nga SHBA-të ku ai banon “arrestimin dhe ekstradimin e tij të menjëhershëm”.

Pas këtyre zhvillimeve Departamenti Amerikan i Drejtësisë në lidhje me ekstradimin e Fetullah Gülen-it i dërgon një letër Ministrisë Turke të Drejtësisë. Në këtë letër Departamenti Amerikan i Drejtësisë në lidhje me ekstradimin e Gülenit propozon dërgimin e një delegacioni nga Ministria Turke e Drejtësisë në SHBA ose dërgimin e një delegacioni nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në Turqi.

Ndërsa Ministria Turke e Drejtësisë në letërpërgjijen e saj të dërguar SHBA-ve kishte propozuar fillimisht dërgimin për bisedime të një delegacioni amerikan në Turqi dhe më pas dërgimin e një delegacioni turk në SHBA. Departamenti Amerikan i Drejtësisë pas pranimit të propozimit të bërë nga Turqia pati njoftuar se do të dërgonte një delegacion në Turqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.