☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 02 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 102.50 ▼2.45%
ARI 4,626 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $78,248 ▲ +2.52% ETH $2,295 ▲ +1.68% XRP $1.3865 ▲ +1.52% SOL $83.7300 ▲ +1.01%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 102.50 ▼2.45 % ARI 4,626 ▼0.09 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 102.50 ▼2.45 % ARI 4,626 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
02 May 2026
Breaking
Film

Film horror për ngjarjet e’97-ës në Shqipëri

Një subjekt horror, i huazuar nga trazirat politike dhe konflikti civil që përfshiu Shqipërinë gjatë vitit 1997, është shndërruar në subjekt kinematografik prej regjisorit të njohur spanjoll, Marco Lledo.

Filmi ka në qendër ngjarjet e misterit mbi një grup gazetarësh të huaj të vrarë gjatë vitit ‘97 në Mesopotam, pranë Sarandës. Ata u vranë befasisht ndërsa gjendeshin për të raportuar trazirat dhe pas shumë vitesh një drejtues media vjen në Shqipëri për të gjetur të vërtetën.

Rrugëtimi i tij është dhe subjekti bazë i filmit. Xhirimet në studio janë kryer në Spanjë, ndërsa ato jashtë studios po bëhen në Shqipëri, përkatësisht në Butrint dhe Mesopotam.

“Unë kam pasur gjithnjë dëshirë të xhiroj diçka në Shqipëri. Im atë ka jetuar për disa vite këtu pas ’90-ës dhe i ka parë nga afër trazirat e ‘97. Mendova se subjekti ishte i gjetur dhe i përshtatur mirë me historinë. Në film debutojnë shumë aktorë shqiptarë dhe spanjollë, por edhe nga vende të tjera. Butrinti ishte mjedisi ideal për xhirimet”, shprehet regjisori, Marco Lledo, raporton Tch.

Producentja shqiptare e filmit bën me dije se ngjarja është mjaft e fortë dhe se dinamika merr peshë sidomos në ngjarjet që zhvillohen në terren.

“Të gjitha interieret janë xhiruar tashmë në Spanjë, ku edhe aktorët shqiptarë, të cilët marrin pjesë në film, kanë shkuar atje, që janë: Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Larte Vasili”, shprehet Ajola Daja, producente.

Filmi ka huazuar shumë histori reale dhe fakte të grumbulluara rreth trazirave, ndërsa është i pari “thriller horror” që realizohet në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.