☁️
Tiranë 27°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,671 ▲1.05%
DOW 52,649 ▲1.12%
NASDAQ 26,388 ▲1.17%
NAFTA 99.82 ▼2.6%
ARI 4,404 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,536 ▲ +0.3% ETH $2,568 ▲ +4.16% XRP $1.3688 ▲ +0.65% SOL $102.0000 ▲ +2.08%
S&P 500 7,671 ▲1.05 % DOW 52,649 ▲1.12 % NASDAQ 26,388 ▲1.17 % NAFTA 99.82 ▼2.6 % ARI 4,404 ▼0.09 % S&P 500 7,671 ▲1.05 % DOW 52,649 ▲1.12 % NASDAQ 26,388 ▲1.17 % NAFTA 99.82 ▼2.6 % ARI 4,404 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Boterori

Finalja e Botërorit, Laporta: Nëse arbitri s’do jetë i njëanshëm Spanja ka shanse të mëdha për ta fituar

“Jemi krenar sepse kemi plot tetë lojtarë të akademisë sonë. Barcelona është e lumtur me sasinë e lojtarëve që kemi në finale. Në nivel kombëtaresh nuk mund të kishte një ndeshje më të mirë se kjo. Në fushë do të luajnë dy skuadra me stile të ndryshëm dhe arbitri mendoj se duhet që të jetë imponues. Argjentina është më shumë agresive ndërsa Spanja ka një stil loje që i ngjan shumë Barçës. Skuadra jonë është më e mira dhe e gjithë bota e di këtë fakt”.

Johan Laporta ka udhëtuar drejt Nju Jorkut ku do të asistojë të dielën në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Presidenti i Barcelonës nënvizoi gjithashtu praninë e Leo Messi-t në fushë kundër Spanjës. “Messi ka arritur gjithashtu në finale dhe jam i kënaqur. Ai është një burim krenarie për La Masia-n. Messi është e kaluara dhe e tashmja, dhe Lamine është e tashmja dhe e ardhmja. Jemi shumë të lumtur që kemi atë që është stili i vërtetë i lojës së Barçës. Si president, jam krenar që i kam zhvilluar këta dy lojtarë në shtëpi, dhe nëse shtojmë Joan Garcia-n, Eric Garcia-n, Cubarsí-n, i cili po kalon një Kupë Bote spektakolare, Olmo-n, Gavi-n, Pedri-n, Ferran-in… Është spektakolare”, tha Laporta.

I pyetur për arbitrin, numri një i Barcelonës ishte polemik me përgjigjen e dhënë: “Nëse arbitri nuk do të mban anë e shikoj Spanjën si shumë të avantazhuar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.