☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,599 ▼0.76%
DOW 52,312 ▼0.5%
NASDAQ 26,077 ▼0.97%
NAFTA 103.51 ▲3.46%
ARI 4,319 ▼2.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,436 ▲ +1.62% ETH $2,500 ▲ +0.37% XRP $1.3981 ▲ +3.59% SOL $101.5400 ▲ +0.99%
S&P 500 7,599 ▼0.76 % DOW 52,312 ▼0.5 % NASDAQ 26,077 ▼0.97 % NAFTA 103.51 ▲3.46 % ARI 4,319 ▼2.04 % S&P 500 7,599 ▼0.76 % DOW 52,312 ▼0.5 % NASDAQ 26,077 ▼0.97 % NAFTA 103.51 ▲3.46 % ARI 4,319 ▼2.04 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Bota

FINLANDË – Kallas: Sulmi rus pranë kufirit polak, synon të frikësojë mbështetësit e Ukrainës

– Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, deklaroi sot se sulmi rus me dron ndaj një treni pasagjerësh pranë kufirit Ukrainë–Poloni, kishte për qëllim të frikësonte vendet perëndimore dhe t’i dekurajonte ato nga mbështetja për Ukrainën, sipas “The Guardian”.

“Ne duhet të bëjmë të kundërtën. Duhet të tregojmë se jemi këtu për Ukrainën dhe se nuk kemi frikë”, tha Kallas para gazetarëve në Rovaniemi të Finlandës, ku po merr pjesë në një samit për strategjinë në Arktik.

Ajo e cilësoi sulmin si një mesazh të qartë drejtuar botës perëndimore, duke theksuar se vendet evropiane nuk duhet të lejojnë, që kërcënimet ruse të ndikojnë në mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Kallas paralajmëroi gjithashtu se synimet e Rusisë shkojnë përtej Ukrainës, ndaj, sipas saj, Evropa duhet të qëndrojë e vendosur përballë përpjekjeve për ta frikësuar dhe përçarë.

Më 13 shtator, një dron rus goditi lokomotivën e një treni pasagjerësh, që udhëtonte nga Kievi drejt Varshavës, pranë stacionit Yahodyn, rreth dy kilometra nga kufiri me Poloninë.

Sipas kompanisë shtetërore ukrainase të hekurudhave, “Ukrzaliznytsia” nuk pati viktima apo të plagosur.

Sulmi ndodhi pak kohë pasi nga i njëjti stacion ishte nisur, më herët se parashikimi, një tren diplomatik me ish-kryeministrin britanik Boris Johnson, ish-kryeministrin suedez Carl Bildt dhe zyrtarë të tjerë evropianë.

Në një tren tjetër në stacion ndodhej ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus.

Autoritetet ukrainase kanë ngritur dyshime se treni diplomatik, mund të ketë qenë objektivi i mundshëm i sulmit, por kjo nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Johnson e dënoi sulmin duke e cilësuar atë një akt të pakuptimtë kundër infrastrukturës civile.

Ngjarja shkaktoi reagime të forta në Evropë. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, tha se sulmi synonte të frikësonte dhe të përçante evropianët, ndërsa autoritetet polake shprehën shqetësim për përshkallëzimin e kërcënimeve pranë kufirit të NATO-s.

Sulmi ndodhi në një periudhë tensionesh të shtuara mes Rusisë dhe vendeve perëndimore, ndërsa BE-ja dhe NATO-ja vazhdojnë të mbështesin Ukrainën. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.