🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 79.68 ▼5.89%
ARI 4,122 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,074 ▼ -0.59% ETH $1,863 ▼ -0.71% XRP $1.0725 ▼ -0.4% SOL $73.0200 ▼ -0.12%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 79.68 ▼5.89 % ARI 4,122 ▲0.36 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 79.68 ▼5.89 % ARI 4,122 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Sporti

Fitorja ndaj Teutës, Shehi i lumtur: S’ka ndonjë sekret, kam ekip të fortë!

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh i lumtur pas fitores 0-1 ndaj Teutës. “Sekreti? Nuk ka ndonjë sekret të madh, ka vlerësim dhe përgjegjshmëri për lojtarët. E kam thënë edhe në fillim, po tregojnë kualitetin e tyre, gjithë merita është e tyre dhe qasja që kanë në fushën e lojës. Është e vërtetë që […]

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh i lumtur pas fitores 0-1 ndaj Teutës.

“Sekreti? Nuk ka ndonjë sekret të madh, ka vlerësim dhe përgjegjshmëri për lojtarët. E kam thënë edhe në fillim, po tregojnë kualitetin e tyre, gjithë merita është e tyre dhe qasja që kanë në fushën e lojës.

Është e vërtetë që në pjesën e parë kishim zgjedhur një manovër, në varësi të vendosjes së Teutës. Treshen donim ta krijonim duke futur Xhixhën nga linjat qëndrore, për të krijuar superioritet. Për shkak të terrenit dhe erës nuk ia dolëm. Në pjesën e dytë ndryshuam. Kërkuam që të kishim dendësi lojtarësh në qendër, pastaj zbritëm Verën poshtë. Pastaj sigurisht edhe me Haxhiun dhe Xhixhën, kishim lojtarë për thellësi.

Xhixha? Mendoj që mund të rikuperohet, ndryshuam taktikë për të që të mos konsumohej. Nuk e lamë në fushë deri në atë gradë, e nxorrëm. Nuk mendoj që kishte dëmtim serioz që ta lërë jashtë.

Ana psikologjike? Patjetër që ndeshja ka shumë ndeshje brenda. Ne e përgatisim edhe në bazë të kundërshtarit. Kur e shohim që nuk na del, e kërkojmë ndryshe gjë. Gjithmonë kërkojmë ndryshim në bazë të lojës. Sot i ndryshuam edhe goditjet standarde. Ndoshta po i ngarkojmë shumë lojtarët.

Unë e thashë, kushtet atmosferike dhe fushën e prisja shumë më ndryshe, në gjendje më të mirë. Na e kërkonte edhe strategjia diçka të tillë. Pas pjesës së parë, ne e shohim të gjithë edhe lojtarët vetë e dinë, që kjo është ndeshje me situata, duhet të jemi të përqendruar. Lojtarët e panë shumë shpejt që duhet kujdes. Edhe interpretimi, duke qenë në ekuilibër”, tha Shehi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.