🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 86.24 ▼0.7%
ARI 4,133 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,958 ▼ -0.49% ETH $2,123 ▼ -1.24% XRP $1.0956 ▼ -2.05% SOL $86.0200 ▼ -2.32%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.24 ▼0.7 % ARI 4,133 ▲0.44 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.24 ▼0.7 % ARI 4,133 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Fluks i lartë lëvizjeje nga Kosova drejt Shqipërisë

Kjo e shtunë ka shënuar një fluks të lartë të lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve nga Kosova drejt Shqipërisë, duke krijuar një intensitet të dukshëm në pikën e kalimit të përbashkët kufitar mes dy vendeve Morinë-Vermicë.

Që në orët e para të mëngjesit, automjete te shumta janë regjistruar në hyrje për në Shqipëri përmes Morinës, ndërsa me kalimin e orëve, sidomos gjatë pasdites, situata është bërë edhe më e ngarkuar.

Ky trend është kthyer tashmë në një rutinë fundjave, ku mijëra qytetarë të Kosovës zgjedhin Shqipërinë për të kaluar kohën e lirë, për pushime të shkurtra apo vizita familjare. Kushtet e favorshme të motit, temperaturat e larta dhe afrimi i sezonit turistik kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e këtij fluksi, duke e bërë edhe më të dukshëm interesin për zonat turistike në vend.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë fundjavave hyjnë mesatarisht rreth 8 mijë shtetas nga Kosova në territorin shqiptar, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre i drejtohen qyteteve bregdetare si Durrësi, Shëngjini, Velipoja dhe Vlora. Po ashtu, nuk mungojnë as ata që preferojnë turizmin malor apo vizitat në qytete historike.

Autoritetet kufitare kanë shtuar masat për të përballuar fluksin, duke rritur numrin e sporteleve në funksion dhe duke punuar me procedura të përshpejtuara për  mjetet me targa te huaja dhe pa kontrolle gjate fundjavave per mjetet me targa te Kosoves dhe Shqiperise për shmangur pritjet e gjata.

Ky intensifikim i qarkullimit gjatë fundjavave konfirmon edhe njëherë lidhjen e fortë mes dy vendeve dhe rolin që luan Shqipëria si një destinacion i preferuar për qytetarët e Kosovës, sidomos në periudhat me mot të mirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.