☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,641 ▲ +0.26% ETH $2,259 ▲ +0.45% XRP $1.2556 ▼ -0.33% SOL $95.7600 ▼ -0.79%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Arabia Saudite neutralizon dronë që synonin Riadin dhe objektet e naftës

RIAD, 27 korrik /ATSH-DPA/- Arabia Saudite njoftoi sot se ka rrëzuar dronë të lëshuar nga milicitë e mbështetura nga Irani në Irak, të cilët kishin në shënjestër objektet e naftës në lindje të vendit dhe kryeqytetin e Riadit, sipas AP.

Sulmi vjen në një moment kur SHBA-ja dhe Irani kanë pezulluar përkohësisht sulmet ndaj njëri-tjetrit pas disa javësh përshkallëzimi.

Sipas dy zyrtarëve rajonalë, ndërmjetësuesit të udhëhequr nga Katari dhe Pakistani, kanë bërë përparim në përpjekjet për të rikthyer SHBA-në dhe Iranin, në tryezën e negociatave dhe për të shmangur një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme.

Prej tre ditësh, nuk janë raportuar sulme të reja nga asnjëra palë, pas rreth dy javësh bombardimesh intensive.

Zyrtarët thanë se po punohet për rikthimin e një armëpushimi të përkohshëm dhe për krijimin e një mekanizmi mes Iranit dhe Omanit, që do të garantojë lundrim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, rruga kryesore për transportin e naftës në botë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei konfirmoi se ndërmjetësuesit po përcjellin mesazhe mes palëve, por theksoi se nuk ka negociata të drejtpërdrejta mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Ndërkohë, SHBA-ja tha se bllokada detare ndaj Iranit vazhdon, ndërsa trafiku tregtar në Ngushticën e Hormuzit ka rënë në nivelin më të ulët të tre javëve të fundit. /

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.