🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.62 ▲0.17%
ARI 3,964 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,209 ▼ -1.64% ETH $2,260 ▼ -1.35% XRP $1.2501 ▼ -0.61% SOL $92.4100 ▼ -2.81%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.62 ▲0.17 % ARI 3,964 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – BE ndërpret financimin Bienales së Venecias pas rikthimit të Rusisë në skenën e artit

– Presidenti i Fondacionit të Bienales së Venecias, Pietrangelo Buttafuoco, kritikoi vendimin e Bashkimit Evropian për t’i hequr institucionit një financim prej 2 milionë eurosh, duke e cilësuar atë si një veprim politik dhe jo kulturor apo ligjor, sipas “Reuters”.

Vendimi i BE-së erdhi pasi Rusia u rikthye këtë vit në ekspozitën e artit të Bienales së Venecias, për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022.

Brukseli argumentoi se fondet e taksapaguesve evropianë, nuk duhet të mbështesin aktivitete që, sipas tij, nuk përputhen me vlerat e demokracisë dhe lirisë.

Bienalja e kundërshtoi këtë qëndrim, duke thënë se arti duhet të mbetet një hapësirë neutrale për dialog dhe shkëmbim idesh, pavarësisht konflikteve politike.

Buttafuoco deklaroi se nëse Bienalja do t’u nënshtrohej presioneve politike për të përjashtuar Rusinë, kjo do të dëmtonte pavarësinë, lirinë e shprehjes dhe rolin ndërkombëtar të institucionit, i cili prej 131 vitesh promovon kërkimin dhe krijimtarinë artistike.

Ai tha se BE-ja ishte një partner me të cilin është ndarë një pjesë të rrugëtimit, por që tani po largohet për arsye krejtësisht politike.

Bienalja njoftoi gjithashtu se do ta kundërshtojë vendimin e BE-së, megjithëse theksoi se humbja e këtij financimi nuk do të ketë ndikim të madh financiar mbi aktivitetet e saj. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.