☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,697 ▲ +0.37% ETH $2,265 ▲ +0.89% XRP $1.2489 ▼ -0.59% SOL $95.4400 ▼ -1.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – BM, Italia dhe Japonia firmosin kontratë 4,6 miliardë paund për avionin luftarak të gjeneratës së ardshme

LONDËR, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe, Italia dhe Japonia kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të avionit të ri luftarak të gjeneratës së ardhshme, duke nënshkruar një kontratë me vlerë 4,6 miliardë paund (rreth 6,1 miliardë dollarë) për projektimin e tij.

Marrëveshja është pjesë e Programit Global të Aviacionit Luftarak (GCAP), i cili synon të sjellë në përdorim një avion të avancuar stealth deri në vitin 2035.

Avioni do të zhvillohet nga “Edgewing”, një sipërmarrje e përbashkët mes kompanisë britanike “BAE Systems”, “italianes Leonardo” dhe “Japan Aircraft Industrial Enhancement Company”.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Luke Pollard, e cilësoi kontratën si një moment të rëndësishëm që përcakton kërkesat kryesore teknike dhe fazat e testimit të projektit.

Sipas tij, programi forcon bashkëpunimin me aleatët, mbështet mijëra vende pune të specializuara në Britani dhe do t’i japë Forcave Ajrore Mbretërore kapacitete moderne për dekadat e ardhshme.

Sipas planit të ri britanik të investimeve në mbrojtje, avioni GCAP do të operojë së bashku me flotën ekzistuese të avionëve “Typhoon” dhe “F-35”, si edhe me mjete ajrore autonome, ndërsa ushtria britanike po rrit fokusin te përdorimi i dronëve në operacionet ushtarake.

Qeveria britanike ka parashikuar një investim prej 8,6 miliardë paundësh për programin gjatë katër viteve të ardhshme.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.