🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 84.49 ▼0.61%
ARI 4,685 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $80,179 ▲ +4.08% ETH $2,493 ▲ +2% XRP $1.4952 ▲ +2.68% SOL $100.9900 ▲ +7.9%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 84.49 ▼0.61 % ARI 4,685 ▼0.27 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 84.49 ▼0.61 % ARI 4,685 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – “Bordi i Paqes” kërkon që të gjitha armët në Gaza të kalojnë nën kontroll shtetëror

UASHINGTON, 6 korrik /ATSH-AFP/ – “Bordi i Paqes”, një organ i krijuar nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump për rindërtimin e Gazës, i bëri sot thirrje komitetit teknokrat palestinez që administron territorin të marrë nën kontroll të gjitha armët, ndërsa procesi i çarmatimit të Hamasit mbetet i bllokuar.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, Bordi theksoi se parimi themelor duhet të jetë “Një autoritet, një ligj dhe një armë”.

Sipas deklaratës, të gjitha armët duhet të përqendrohen nën kontrollin e Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG).

Sipas bordit, vendosja e një autoriteti të vetëm për sigurinë është një kusht thelbësor për stabilitetin dhe rindërtimin e Gazës pas muajsh konflikti.

NCAG, i cili aktualisht e ka selinë në Kajro, u krijua gjatë negociatave që çuan në marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit në tetor të vitit 2025.

Megjithatë, çarmatimi i Hamasit vazhdon të jetë një nga çështjet më të debatueshme të procesit politik, pasi lëvizja palestineze deri tani nuk ka pranuar të dorëzojë arsenalin e saj.

Deklarata e fundit e “Bordit të Paqes” synon të rrisë presionin mbi autoritetet teknokrate palestineze për të vendosur kontroll të plotë shtetëror mbi armët, si pjesë e përpjekjeve për një administrim të qëndrueshëm dhe një paqe afatgjatë në Rripin e Gazës./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.