SOFJE – Bullgaria në balotazh presidencial, nën hijen e luftës në Ukrainë
SOFJE, 1 nëntor /ATSH-DPA-BTA/ – Bullgaria përballet sot me një raund të dytë vendimtar për postin presidencial, mes kandidates në detyrë Iliana Iotova dhe ish-kryeministrit të përkohshëm, Andrey Gyurov.
Iotova është një ish-anëtare socialiste e Parlamentit Evropian.
Gyurov është një ekonomist pro-perëndimor, i mbështetur nga krahu opozitar liberal-konservator.
Në raundin e parë, të mbajtur të dielën e kaluar, Iotova doli e para me 34,76% të votave, duke lënë pas Gyurovin me 31,95%.
Zgjedhjet në këtë vend anëtar të BE-së dhe NATO-s, që ndodhet në krahun lindor të të dyja blloqeve, zhvillohen nën hijen e luftës në Ukrainë.
Deti i Zi, me të cilin Bullgaria kufizohet, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një teatër lufte për shkak të sulmeve me dronë ndaj anijeve tregtare.
Në Bullgari janë vënë gjithashtu në zjarr antena të sistemit “Starlink”.
Kjo rrjetë komunikimi satelitor luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit rus.
Raundi i dytë pritet të përcaktojë nëse Sofja do të mbështetet më tepër te një orientim i qartë perëndimor – siç sugjeron kandidatura e Gyurovit – apo nëse Iotova do të vazhdojë linjën e përmbajtur të kryeministrit Rumen Radev në zyrën presidenciale./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.