☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.97 ▲3.12%
ARI 4,472 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,340 ▲ +2.06% ETH $1,907 ▲ +1.26% XRP $1.0026 ▲ +0.27% SOL $75.9200 ▲ +1.04%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.97 ▲3.12 % ARI 4,472 ▲0.78 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.97 ▲3.12 % ARI 4,472 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Farage premton ndalimin e përfitimeve sociale për të huajt në Britani

LONDËR, 17 gusht /ATSH -ANSA/ – Partia e Nigel Farage, Reform UK, e cilësuar si parti trumpiane, ka njoftuar se synon të vendosë një ndalim për t’u penguar shtetasve të huaj aksesin në një pjesë të madhe të përfitimeve sociale në Mbretërinë e Bashkuar, nëse fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të planifikuara për vitin 2029.

Një qeveri e drejtuar nga Farage do t’ua hiqte të drejtën për përfitime sociale edhe qytetarëve të Bashkimit Evropian që kanë Settled Status, statusin e qëndrimit të përhershëm që u garanton ruajtjen e të drejtave që kishin përpara Brexit-it.

Ky status u është dhënë miliona personave nga vendet e BE-së, të cilët jetonin në Britani përpara largimit të Londrës nga Bashkimi Evropian.

Planin e bëri publik në një konferencë për shtyp Robert Jenrick, ish-ministër konservator dhe një prej figurave të njohura për qëndrimet e ashpra kundër emigracionit, i cili muajt e fundit iu bashkua Reform UK.

Ai mban aktualisht postin e zëdhënësit të partisë për ekonominë.

“Tatimpaguesi britanik po shërben si shtet social për të gjithë botën. Nuk është e drejtë, këtë e dimë të gjithë”, deklaroi Jenrick, duke thënë se është i gatshëm të rishikojë edhe marrëveshjet e arritura pas Brexit-it mes Londrës dhe Brukselit.

Si pas Reform UK, kjo propozim do t’u kursente, pasi të zbatohej plotësisht, rreth 21 miliardë paund në vit taksapaguesve britanikë, duke kufizuar aksesin në përfitimet sociale vetëm për shtetasit britanikë.

Plani është kritikuar nga Labour, partia në pushtet, e cila argumenton se “shumica dërrmuese” e emigrantëve tashmë janë të përjashtuar nga sistemi i përfitimeve sociale. Ndërsa Partia Konservatore, në opozitë, e ka cilësuar propozimin si “të improvizuar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.