☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.43 ▼1.62%
ARI 3,905 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,282 ▲ +0.98% ETH $2,274 ▲ +0.84% XRP $1.2517 ▼ -0.02% SOL $94.4800 ▼ -0.96%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.43 ▼1.62 % ARI 3,905 ▲0.16 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.43 ▼1.62 % ARI 3,905 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Izraeli shkatërron tunele të Hezbollahut në Libanin jugor

BEJRUT/ TEL AVIV, 31 korrik /ATSH-DPA/- Izraeli njoftoi se ka shkatërruar një rrjet tunelesh të Hezbollahut nën zonën e Kalasë së Beaufortit në jug të Libanit, duke e justifikuar veprimin si përgjigje ndaj një sulmi me dron nga grupi i mbështetur nga Irani, të cilin Tel Avivi e konsideron shkelje të armëpushimit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz deklaruan se tunelet ishin planifikuar për operacione infiltrimi në territorin izraelit. Sipas tyre, ushtria izraelite përdori rreth 700 tonë eksplozivë për shkatërrimin e tyre.

Shpërthimet u ndjenë në qytetin libanez Nabatiyeh, ku banorët raportuan dëmtime të dritareve nga vala goditëse. Ende nuk dihet nëse është dëmtuar vetë Kalaja historike e Beaufortit.

Izraeli tha se sulmi erdhi pas një droni me eksploziv të Hezbollahut, i cili të mërkurën goditi një automjet ushtarak izraelit në jug të Libanit.

Sipas autoriteteve izraelite, ky ishte sulmi i parë i këtij lloji nga Hezbollahu, pas më shumë se një muaji.

Ushtria izraelite ka shkatërruar më parë tunele të Hezbollahut në Liban, përfshirë ato që shtriheshin drejt territorit izraelit.

Izraeli ka akuzuar prej kohësh Hezbollahun, se po planifikon sulme ndërkufitare me vrasje dhe rrëmbime, të ngjashme me sulmin e Hamasit të 7 tetorit 2023.

Kalaja e Beaufortit, një fortesë kryqtare e shekullit XII me rëndësi strategjike, u mor nën kontroll nga forcat izraelite në fund të majit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.