☁️
Tiranë 12°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 99.18 ▲1.39%
ARI 4,142 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $82,756 ▲ +0.91% ETH $2,446 ▲ +1.45% XRP $1.3320 ▲ +2.01% SOL $106.0300 ▲ +0.69%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.18 ▲1.39 % ARI 4,142 ▼0 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.18 ▲1.39 % ARI 4,142 ▼0 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kievi kritikon Seulin për furnizimet me karburant drejt Rusisë

KIEV, 6 tetor /ATSH-AFP/ – Ukraina kritikoi sot Korenë e Jugut për furnizimet me produkte nafte drejt Rusisë, duke pretenduar se këto dërgesa kanë ndihmuar Moskën të kompensojë humbjet në kapacitetet e rafinimit të shkaktuara nga sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse.

Sipas të dhënave të publikuara nga gazeta britanike “The Guardian”, rreth 176 mijë tonë produkte nafte janë transportuar përmes Koresë së Jugut drejt Rusisë gjatë muajve korrik dhe gusht.

Të dhënat janë bazuar në regjistrat e porteve dhe sistemet e gjurmimit të anijeve.

Vladyslav Vlasiuk, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për sanksionet, tha se këto dërgesa janë në kundërshtim të dukshëm me politikën e sanksioneve të Seulit.

Sipas tij, furnizimet nisën pikërisht kur sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse reduktuan kapacitetet e përpunimit dhe shkaktuan mungesa karburanti në Rusi.

“Importet nga Koreja e Jugut kanë ndihmuar në mënyrë efektive Rusinë të zbusë pasojat e humbjes së kapaciteteve të veta të rafinimit”, argumentoi Vlasiuk.

Ai pretendoi gjithashtu se furnizimet nga Koreja e Jugut përbënin rreth 31% të importeve ruse të karburantit në gusht.

Sipas tij, tre nga shtatë cisternat e përdorura për transportin e produkteve naftore ishin tashmë subjekt i sanksioneve perëndimore.

Çështja vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Kievit dhe Seulit janë tensionuar.

Muajin e kaluar, Zelensky zbuloi gjatë një fjalimi në OKB se dy ushtarë koreano-veriorë, të kapur ndërsa luftonin përkrah forcave ruse, ishin dërguar në Korenë e Jugut.

Seuli reagoi duke kërkuar ndjesë nga Ukraina dhe thirri ambasadorin ukrainas, duke akuzuar Kievin për shkelje të një marrëveshjeje konfidencialiteti.

Koreja e Jugut paralajmëroi gjithashtu se mund të merrte “masa të tjera” nëse Ukraina nuk kërkonte zyrtarisht falje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.