☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 24 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 90.03 ▼2.34%
ARI 4,055 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,230 ▼ -1.45% ETH $1,863 ▼ -1.31% XRP $1.0911 ▼ -1.9% SOL $73.8900 ▼ -2.94%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.03 ▼2.34 % ARI 4,055 ▲0.11 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.03 ▼2.34 % ARI 4,055 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare shkarkohet pas akuzave për abuzim seksual

NJU JORK, 24 korrik /ATSH-DPA/- Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), Karim Khan është shkarkuar nga detyra pas akuzave për sjellje të papërshtatshme seksuale, thanë burime diplomatike në Nju Jork.

Shtetet anëtare të gjykatës miratuan me shumicë votash largimin e tij nga posti.

Çështja, e cila ka qenë në shqyrtim prej rreth dy vitesh, ka dëmtuar reputacionin e gjykatës me seli në Hagë.

Khan, një jurist britanik që drejtonte prokurorinë e ICC-së që nga viti 2021, i ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat.

Ai u pezullua nga detyra në qershor, pasi u akuzua se kishte kryer sjellje të papërshtatshme ndaj një punonjëseje të gjykatës.

Gruaja i përsëriti së fundmi akuzat në një intervistë për CNN.

Një komision i Kombeve të Bashkuara hetoi rastin dhe, sipas raportimeve të medieve, arriti në përfundimin se Khan kishte kryer kontakt seksual pa pëlqimin e punonjëses.

Megjithatë, tre gjyqtarë vunë në dukje mangësi në hetimin e OKB-së, duke argumentuar se nuk ishte vlerësuar mjaftueshëm besueshmëria e dëshmitarëve.

Avokatët e Khan thanë se paneli i gjyqtarëve kishte arritur në përfundimin se nuk ishte provuar shkelje apo sjellje e papërshtatshme nga ana e tij.

Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e 21 shteteve në organin drejtues të Asamblesë së Shteteve Palë vendosën ta largonin nga detyra.

Kohët e fundit, në sfondin e kësaj çështjeje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar kritikat ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe kanë vendosur sanksione ndaj disa gjyqtarëve dhe punonjësve të saj.

As SHBA-ja dhe as Izraeli nuk janë shtete anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Karim Khan ishte prokurori që kërkoi lëshimin e një urdhërarresti ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për krime të dyshuara gjatë luftës në Gaza. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.