☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.67 ▲0.22%
ARI 3,938 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,942 ▼ -2.21% ETH $2,253 ▼ -2.48% XRP $1.2526 ▼ -0.74% SOL $92.2000 ▼ -3.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Misioni i BE-së paralajmëron rrezik të madh për anijet tregtare në Detin e Kuq

ATHINË, 24 korrik /ATSH-DPA/- Operacioni detar i Bashkimit Evropian ASPIDES përditësoi sot vlerësimin e sigurisë për Detin e Kuq, pas sulmit të milicisë Houthi ndaj një naftëmbajtëseje saudite në fillim të javës.

Sipas selisë së misionit në Larisa të Greqisë, niveli i kërcënimit në ngushticën Bab al-Mandab, pranë brigjeve të Jemenit, dhe në pjesën jugore të Detit të Kuq është rritur nga “mesatar” në “i lartë”.

Për pjesën veriore të Detit të Kuq dhe Gjirin e Adenit, niveli i rrezikut mbetet “mesatar”.

Misioni evropian tha se konfliktet që vazhdojnë në rajon – veçanërisht lufta që po zgjerohet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit – kanë ndryshuar ndjeshëm situatën e sigurisë dhe se rreziku i një përshkallëzimi të mëtejshëm mbetet i lartë.

“Nëse forcat Houthi vazhdojnë të kërcënojnë transportin tregtar, veçanërisht anijet që mund të konsiderohen të lidhura me konfliktin aktual në Lindjen e Mesme”, thuhet në deklaratën e misionit.

Milicia Houthi shpalli të hënën një “bllokadë” ndaj lundrimit detar të Arabisë Saudite.

Po atë natë, një naftëmbajtëse saudite u sulmua në Detin e Kuq dhe në bord shpërtheu zjarr.

“Rebelët Houthi deklaruan se kishin sulmuar dy anije-cisternë, pasi sipas tyre ato kishin shkelur bllokadën e shpallur prej tyre”, raportoi agjencia e lajmeve “Saba”, e kontrolluar nga kjo milici.

Misioni ASPIDES paralajmëroi se sulme të tjera ndaj anijeve tregtare nuk mund të përjashtohen.

Rreziku më i madh lidhet me përdorimin e raketave kundër anijeve, dronëve ajrorë pa pilot, mjeteve detare pa pilot si dhe anijeve të vogla sulmuese.

BE-ja u bëri thirrje kompanive dhe ekuipazheve detare, të zbatojnë me kujdes masat ekzistuese të sigurisë, të mbajnë kontakt me qendrat e sigurisë detare dhe ta marrin parasysh nivelin aktual të rrezikut gjatë planifikimit të udhëtimeve.

Operacioni ASPIDES rekomandon që anijet të shmangin plotësisht ujërat territoriale të Jemenit dhe, kur është e mundur, të lundrojnë më pranë brigjeve afrikane, për të ulur rrezikun e sulmeve.

Edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, shprehu shqetësim për zhvillimet e fundit.

Ai tha se ishte “thellësisht i alarmuar” nga rikthimi i sulmeve të milicisë Houthi, duke paralajmëruar se mund të rriten më tej tensionet në rajon. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.